UDHËZUES PËR BUJQIT PËR PAGESAT DIREKTE NË BUJQËSI PËR VITIN 2026

UDHËZUES PËR BUJQIT
 

PAGESAT E DREJTPËRDREJTA NË BUJQËSI PËR VITIN 2026

 
Të nderuar bujq,

Bujqësia nuk është vetëm një veprimtari ekonomike – ajo është themeli i ekonomisë sonë, i traditës sonë dhe i së ardhmes sonë. Puna dhe përkushtimi juaj ushqejnë vendin, krijojnë vlerë të shtuar dhe sigurojnë stabilitet për brezat që vijnë.

Pikërisht për këtë arsye, si institucion, misioni ynë është t'ju ofrojmë mbështetje të vazhdueshme dhe të jemi partneri juaj i besueshëm në zhvillimin dhe avancimin e sektorit bujqësor.

Me këtë Udhëzues synojmë t'ju paraqesim në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme masat për pagesat e drejtpërdrejta, të drejtat tuaja, si dhe detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i tyre.

Qëllimi ynë është që çdo bujk të ketë qasje të barabartë në informacione, të mund të aplikojë me lehtësi dhe të përfitojë plotësisht nga të gjitha mundësitë dhe mbështetjet që i takojnë.

Duke pasur parasysh se gjatë vitit mund të miratohen ndryshime dhe plotësime të masave për pagesat e drejtpërdrejta, si dhe të afateve për paraqitjen e kërkesave, ju ftojmë të ndiqni rregullisht të gjitha informacionet që lidhen me veprimtarinë e Agjencisë në faqen zyrtare të internetit: www.ipardpa.gov.mk.

Ju falënderojmë për përkushtimin, këmbënguljen dhe besimin tuaj.

Me respekt,

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural

 
Shënim!

Ky Udhëzues ka karakter informues dhe është hartuar me qëllim të lehtësimit të kuptimit të kushteve dhe mundësive për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi, si dhe për lehtësimin e përdorimit të sistemit elektronik për paraqitjen e kërkesave. Në rast të mospërputhjes ndërmjet përmbajtjes së këtij Udhëzuesi dhe dispozitave të legjislacionit në fuqi, zbatohen dispozitat e Ligjit, Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Rregullores për Pagesat e Drejtpërdrejta.

 
 
Çfarë janë pagesat e drejtpërdrejta në bujqësi?

Pagesat e drejtpërdrejta në bujqësi janë një formë e mbështetjes financiare që shteti ua jep drejtpërdrejt bujqve, me qëllim nxitjen e prodhimit bujqësor, sigurimin e të ardhurave të qëndrueshme dhe mbështetjen e zhvillimit rural.

Këto janë mjete financiare që bujqit i përfitojnë për:

-          punimin e tokës bujqësore;

-          kultivimin dhe shitjen e kulturave bujqësore;

-          mbarështimin e bagëtive.

Këto pagesa jepen në bazë të:

-          sipërfaqes së tokës bujqësore (për hektar);

-          numrit të krerëve të bagëtive; ose

-          sasisë së produkteve bujqësore të prodhuara dhe të shitura,

dhe kushtëzohen me respektimin e rregullave dhe kritereve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

 
          
 Kush mund të jetë përfitues?

Të drejtën për pagesa të drejtpërdrejta e kanë ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin Unik të Ekonomive Bujqësore (RUEB).

Për masat e bazuara në sipërfaqe, të pranueshme janë vetëm parcelat e evidentuara në Sistemin e Integruar të Zonave Bujqësore (SIZB) dhe në Regjistrin Unik të Ekonomive Bujqësore (RUEB).

Për masat që bazohen në numrin e krerëve të gjedhëve, deleve, dhive dhe familjeve të bletëve, të pranueshme janë vetëm kafshët dhe familjet e bletëve të regjistruara në Regjistrin e Objekteve të Mbarështimit të Kafshëve.

Pagesat e drejtpërdrejta miratohen dhe realizohen pas verifikimit të përmbushjes së kushteve, përmes kontrolleve administrative dhe kontrolleve në terren (kontrolle klasike dhe kontrolle me metoda të monitorimit në distancë).

Në rast se konstatohet mospërputhje ndërmjet të dhënave të paraqitura në kërkesë dhe gjendjes faktike, si dhe mosrespektim i kërkesave të detyrueshme për praktika të mira bujqësore dhe mbrojtjen e mjedisit, pagesat e drejtpërdrejta reduktohen ose mund të përjashtohen plotësisht.

Nëse aplikuesi ka detyrime financiare të papaguara ndaj institucioneve në vijim, mund të bëhet kompensimi i tyre me shumën e miratuar të mbështetjes financiare, me pëlqimin paraprak të aplikuesit:

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (në vijim: Agjencia);

Ministria;

Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Kullotave;

Degët e SHA-së për Menaxhim të Ujërave, NP „Strezevo“, NP „Lisice“ dhe NP „Zletovica“.

E RËNDËSISHME!
Përpara paraqitjes së kërkesës, kontrolloni detyrimisht:

-          Nëse të dhënat tuaja personale (përfshirë të dhënat për adresën) janë të plota dhe të sakta në Regjistrin Unik të Ekonomive Bujqësore (RUEB);

-          Nëse të gjitha parcelat janë të regjistruara saktë në Regjistrin Unik të Ekonomive Bujqësore (RUEB) dhe në Sistemin e Integruar të Zonave Bujqësore (SIZB);

-          Nëse kafshët janë të regjistruara saktë në Regjistrin për Identifikimin dhe Regjistrimin e Kafshëve të Amvisërive pranë shoqërisë veterinare;

-          Nëse llogaria e transaksionit bankar që do të deklarohet në kërkesë është në emrin tuaj dhe është aktive.

Afatet për paraqitjen e Kërkesës për pagesa të drejtpërdrejta

Për masat sipas sipërfaqes dhe sipas numrit të krerëve të bagëtive, afati i fundit për paraqitjen e kërkesave është 30 shtator 2026.

Afatet për paraqitjen e kërkesave përcaktohen në Rregulloren për Pagesat e Drejtpërdrejta dhe ato mund të ndryshohen.

Për çdo ndryshim eventual, do të njoftoheni në kohë përmes njoftimeve të publikuara në faqen zyrtare të internetit të Agjencisë.

Procedura për paraqitjen e Kërkesës për pagesa të drejtpërdrejta

Kërkesat paraqiten në mënyrë elektronike përmes zgjidhjes softuerike për pagesat e drejtpërdrejta, në mënyrë të pavarur nga vetë aplikuesi, përmes regjistrimit në sistem nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të Agjencisë www.ipardpa.gov.mk, duke zgjedhur rubrikën „Pagesat e drejtpërdrejta – e-subvencione“.

Në të njëjtin vend do të gjeni udhëzime të detajuara teknike për krijimin dhe paraqitjen e kërkesës, si dhe për dokumentacionin e nevojshëm.

Pas paraqitjes së kërkesës, ajo printohet dhe një kopje e nënshkruar dorëzohet në Agjenci, ndërsa një kopje mbahet nga aplikuesi.

Njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (në vijim: NJR të Ministrisë) ofrojnë asistencë për aplikuesit gjatë procesit të paraqitjes së kërkesave.

Ndryshimet dhe plotësimet e kërkesës së paraqitur mund të bëhen brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e paraqitjes së saj.

Për realizimin me sukses të kontrolleve në terren për masat sipas sipërfaqes, Agjencia ka siguruar të dhëna nga imazhet satelitore gjatë periudhës së vegjetacionit të kulturave bujqësore.

 
E RËNDËSISHME!

Ndiqni ecurinë e përpunimit të kërkesës suaj përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë www.ipardpa.gov.mk, duke zgjedhur rubrikën „Pagesat e drejtpërdrejta – e-subvencione“ – „Pasqyra e kërkesës“.

Këtu mund të merrni informacionet në vijim:

-          datën e miratimit të vendimit;

-          datën e pagesës; dhe

-          pengesat eventuale për miratimin dhe realizimin e pagesës.

Në të njëjtin vend mund ta shkarkoni edhe vendimin tuaj.

 
Pasqyrë tabelare e masave dhe kushteve
Masat për mbështetjen bazë të të ardhurave të ekonomive bujqësore
Pagesat e drejtpërdrejta sipas sipërfaqes
Masa
Kushtet themelore
Sipërfaqja minimale
Detyrimet
Shuma
1.1 Kulturat bujqësore
Kulturat e mbjella dhe të korrura
0,7 ha (0,2 ha duhan)

Fara e certifikuar për një pjesë të kulturave, shitje/ruajtje për një pjesë të kulturave

6.000–18.000 denarë/ha
1.2 Vreshtat dhe pemishtet
Plantacione të mirëmbajtura
0,5 ha vreshta 0,5 ha pemishte
Shitje për një pjesë të llojeve
12.000–42.000 denarë/ha
1.3 Kulturat perimore
Të mbjella dhe të vjela
0,3 ha
Shitje për të gjitha llojet
12.000–30.000 denarë/ha
1.4 Kushtet e kontrolluara
Prodhim në serra
0,3 ha
Shitje deri më 15 maj
120.000 denarë/ha
1.5 Tokë djerrë / plehërim i gjelbër
Tokë djerrë / plehërim i gjelbër
25% nga 1.1 dhe 1.3
Masat agroteknike
3.000 denarë/ha
1.6 Livadhet
 
Kositje
1 ha
Numër përkatës i krerëve
6.000 denarë/ha
 
E RËNDËSISHME!!!

Në rast se nuk e përmbushni kushtin për sipërfaqen minimale për kulturat bujqësore, vreshtat, pemishtet dhe kulturat perimore, por keni pasur kërkesë të miratuar në vitin 2025 për sipërfaqe më të vogla, për të njëjtën sipërfaqe minimale dhe për të njëjtat destinime do të mund të paraqisni kërkesë në vitin 2026 sipas MASËS 6.

 
 
Pagesat e drejtpërdrejta sipas numrit të krerëve të bagëtive
Masa
Kushtet themelore
Minimumi i krerëve
Detyrimet
Shuma
1.7 Gjedhë
 

Femra,
18–180 muaj

3

Mbajtje deri më 30 nëntor Qumësht i shitur ose therje

8.000 denarë/krerë
1.8 Gjedhë nga 6–18 muaj

Femra,
6–18 muaj

/
Mbajtje deri më 30 nëntor
3.000 denarë/krerë
1.9 Dele
 

Femra dhe meshkuj,
minimum 12 muaj

30

Mbajtje deri më 30 nëntor Qumësht i shitur së paku 500 litra ose qengja të therur minimum 30%

3.000 denarë/krerë
1.10 Dhi
 

Femra dhe meshkuj,
minimum 12 muaj

30
Mbajtje deri më 30 nëntor
3.000 denarë/krerë
1.11 Dosa për riprodhim
Krerë riprodhues femra
10
Mbajtje deri më 30 nëntor
4.000 denarë/krerë
1.12 Familje bletësh
Të regjistruara dhe të dimëruara
30
Ruajtja e numrit deri më 30 shtator

600 denarë/familje
+ 200 denarë me kushte të veçanta

 
E RËNDËSISHME!!!

Në rast se nuk e përmbushni kushtin për numrin minimal të krerëve për gjedhë, dhi, dosa për riprodhim dhe familje bletësh, por keni pasur kërkesë të miratuar në vitin 2025 me një numër më të vogël krerësh, për të njëjtin numër minimal do të mund të paraqisni kërkesë në vitin 2026 sipas MASËS 6.

 
 
Masat për mbështetje shtesë të të ardhurave të ekonomive bujqësore
Masa
Përfituesi
Kushti
Shuma
2.1 Zonat me kufizime
Të gjithë

Sipërfaqe ose ekonomi blegtorale mbi 700 m lartësi mbidetare ose
Ekonomi blegtorale në vendbanim me deri në 100 banorë

+15%

2.2 Kategoritë e bartësve të ekonomive bujqësore

I ri ose
i regjistruar

Ndryshime të regjistruara në ERZS

+10%
+20%
+30%
 

2.3 Rritja e numrit të bagëtive

Blegtorë
Deri në +30% rritje
+30%

2.4 Mbretëreshat e bletëve

Bletarë
Të regjistruara
2.000 denarë
2.5 Analiza e mjaltit
 
Bletarë

30 familje bletësh të dimëruara

50% e shpenzimit
 
Masat për pagesa të drejtpërdrejta sipas njësisë së produktit në prodhimin bimor dhe blegtoral
Masa
Kushti
Shuma
3.1 Duhan

Me kontratë dhe i shitur

60-80 denarë/kg
3.2 Fruta dhe perime
I dorëzuar
3-5 denarë/kg
3.3 Farë (drithëra)

I prodhuar, i certifikuar dhe i shitur

4-20 denarë/kg
3.4 Farë (duhan)

I prodhuar dhe i certifikuar

1.000 denarë/kg
3.5 Qumësht
I prodhuar dhe i shitur
6-7 denarë/litër
3.6 Gjedhë
Të rritur dhe të therur

4.500-6.000 denarë/krerë

3.7 Kafshë për majmëri

Të rritur dhe të therur minimum 20%

1.000 denarë/krerë
3.8 Brojlerë
Të rritur dhe të therur
80 denarë
3.9 Pulat vojse
Të rritur dhe të therur
120 denarë
3.10 Zogj pule
Të rritur dhe të shitur
10 denarë
 
E RËNDËSISHME!!!

Për masat për duhanin, frutat, perimet dhe qumështin e prodhuar dhe të shitur, si dhe për gjedhët e therura, realizimi bëhet në bazë të të dhënave të dorëzuara nga blerësit. Për këto masa, ekonomitë bujqësore nuk paraqesin kërkesa.

 
 
Masat për mbështetjen e inputeve në prodhim, si dhe produkteve të tyre
Masa
Kushti
Shuma
4.1 Fidanë të blerë

Të blera dhe të mbjella fidanë frutorë dhe fidanë të hardhisë

35-40 den
4.2 Fidanë për mbjellje

Fidanë të blerë dhe të mbjellë të kulturave perimore

10 den

4.3 Inseminimi i gjedhëve

 
Viç i përfituar
2.000-4.000 den
 
 
Masat e tjera për mbështetjen e inputeve në prodhim, si dhe produkteve të tyre
Masa
Kushti
Shuma
5. Magazinimi
 

Grurë, elb dhe oriz të magazinuar

Mbulimi i shpenzimeve

6. Ekonomitë e vogla bujqësore

Sipërfaqe dhe numër krerësh nën minimumin e përcaktuar Përfitues në vitin 2025

E njëjtë si masat sipas sipërfaqes dhe numrit të krerëve

7. Sigurimi
Policë sigurimi
60%
8. Blegtoria

Krijimi dhe mirëmbajtja e regjistrit amë të blegtorisë

 
9. Toka
Analizë
 
60%

10. Karburanti për mekanizimin bujqësor

Përfitues sipas sipërfaqes në vitin 2025

3.200–12.000 denarë/ha
 
Përshkrimi i masave dhe kushteve
   1. Masat për mbështetjen bazë të të ardhurave të ekonomive bujqësore
Pagesa të drejtpërdrejta sipas sipërfaqes

   1.1 Pagesa të drejtpërdrejta sipas sipërfaqes së tokës bujqësore të punueshme për kulturat e lavërtarisë

Kushtet:

-          Kulturat e lavërtarisë të mbjella dhe të korrura në sipërfaqe minimale prej 0,7 ha në total për të gjitha kulturat, me përjashtim të duhanit, për të cilin kërkohet sipërfaqe minimale prej 0,2 ha.

-          Përdorimi i detyrueshëm i farës së certifikuar për: grurë, luledielli dhe farë rapë vajore.

-          Shitja ose magazinimi i detyrueshëm i një sasie të caktuar të prodhimit te një blerës i regjistruar për: grurë, elb, misër, luledielli, farë rapë vajore dhe lulëkuqe.

Për grurin, elbin dhe misrin, si të pranueshme konsiderohen edhe:

-          përdorimi për ushqimin e kafshëve në pronësi të vetë ekonomisë bujqësore, ose

-          shitja te një ekonomi bujqësore me objekt të regjistruar për rritjen e kafshëve, në periudhën nga 1 qershor deri më 15 tetor 2026.

Kontrata dhe dokumenti financiar për shitjen e realizuar duhet të dorëzohen si pjesë përbërëse e kërkesës.

Shuma e mbështetjes:

-          Nga 6.000 deri në 18.000 denarë/ha, në varësi të kulturës, me zvogëlim progresiv.

 

1.2 Pagesa të drejtpërdrejta sipas sipërfaqes së tokës së punueshme për vreshta dhe pemishte

Kushtet:

-          Sipërfaqe të mirëmbajtura me vreshta në sipërfaqe minimale prej 0,5 ha, ose

-          Sipërfaqe të mirëmbajtura me pemishte në sipërfaqe minimale prej 0,5 ha.

-          Shitja e detyrueshme e një sasie të caktuar të prodhimit te një blerës i regjistruar për rrushin e verës dhe rrushin e tavolinës, si dhe për llojet e mëposhtme të frutave: mollë, kumbull, qershi, pjeshkë, vishnje, kajsi, dardhë, mollë japoneze, shegë, lajthi, bajame dhe arrë.

Shuma e mbështetjes:

-          Nga 12.000 deri në 42.000 denarë/ha, në varësi të llojit të kulturës, me zvogëlim progresiv.

 

1.3 Pagesa të drejtpërdrejta sipas sipërfaqes së punueshme për kulturat perimore në fushë të hapur dhe në sera

Kushtet:

-          Kultura perimore të mbjella dhe të vjelura në sipërfaqe minimale prej 0,3 ha në total për të gjitha kulturat.

-          Shitja e detyrueshme e një sasie të caktuar të prodhimit te një blerës i regjistruar.

Shuma e mbështetjes:

-          Nga 12.000 deri në 30.000 denarë/ha, në varësi të kulturës, me zvogëlim progresiv.

 

1.4 Pagesa të drejtpërdrejta sipas sipërfaqes së punueshme për kulturat perimore në kushte të kontrolluara

Kushtet:

-          Domate, speca dhe tranguj të prodhuar në kushte të kontrolluara në sipërfaqe minimale prej 0,3 ha në total për këto kultura.

-          Shitja e detyrueshme e një sasie të caktuar të prodhimit në periudhën nga 1 janar deri më 15 maj 2026.

Shuma e mbështetjes:

-          120.000 denarë/ha

 

1.5 Pagesa të drejtpërdrejta për sipërfaqet e destinuara për plehërim të gjelbër ose djerrinë në qarkullimin bimor

Kushtet:

-          Sipërfaqe bujqësore e punueshme e lënë djerrinë ose për plehërim të gjelbër për një periudhë prej një viti.

-          Sipërfaqja minimale e pranueshme është 25% e sipërfaqes totale të deklaruar, në mënyrë kumulative sipas nënmasave 1.1 dhe 1.3.

-          Zbatimi i masave të përcaktuara agroteknike.

Shuma e mbështetjes:

-          3.000 denarë/ha

 

1.6 Pagesa të drejtpërdrejta për mirëmbajtjen e livadheve

Kushtet:

-          Livadh i shfrytëzuar për kositje me sipërfaqe minimale prej 1 ha.

-          Numër i pranueshëm i kafshëve për sipërfaqe prej 0,7 ha: 1 gjedh ose një kafshë e familjes së kuajve, ose 10 dele, ose 4 derra.

Shuma e mbështetjes:

-          6.000 denarë/ha

 
Pagesa të drejtpërdrejta sipas numrit të krerëve të bagëtive

1.7 Pagesa të drejtpërdrejta për gjedhe femra të identifikuara me moshë nga 18 deri në 180 muaj
Kushtet:

-          Rritja e minimum 3 krerëve femra të identifikuara të gjedhit, me moshë nga 18 deri në 180 muaj.

-          Mbajtja e detyrueshme e kafshëve deri më 30 nëntor 2026.

-          Qumështi i prodhuar duhet të jetë shitur detyrimisht te një blerës i regjistruar, ose gjedhi i rritur duhet të jetë therur në një thertore, ose të jetë i evidentuar/regjistruar si prodhues primar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Shuma e mbështetjes:

-          8.000 denarë/krerë, me zvogëlim progresiv.

 

1.8 Pagesa të drejtpërdrejta për gjedhe femra të identifikuara me moshë nga 6 deri në 18 muaj

Kushtet:

-          Rritja e gjedheve femra të identifikuara me moshë nga 6 deri në 18 muaj.

-          Mbajtja e detyrueshme e kafshëve deri më 30 nëntor 2026.

Shuma e mbështetjes:

-          3.000 denarë/krerë

 

1.9 Pagesa të drejtpërdrejta për dele të identifikuara me moshë mbi 12 muaj

Kushtet:

-          Rritja e minimum 30 krerëve të deleve të identifikuara me moshë mbi 12 muaj.

-          Mbajtja e detyrueshme e kafshëve deri më 30 nëntor 2026.

-          Prodhimi dhe shitja e detyrueshme e qumështit në sasi prej së paku 500 litra, ose therja e së paku 30% të qengjave në një thertore, nga numri i deleve të deklaruara sipas kësaj mase.

Shuma e mbështetjes:

-          3.000 denarë/krerë

 

1.10 Pagesa të drejtpërdrejta për dhi të identifikuara me moshë mbi 12 muaj

Kushtet:

-          Rritja e minimum 30 krerëve të dhive të identifikuara me moshë mbi 12 muaj.

-          Mbajtja e detyrueshme e kafshëve deri më 30 nëntor 2026.

Shuma e mbështetjes:

-          3.000 denarë/krerë

 

1.11 Pagesa të drejtpërdrejta për dosa riprodhuese femra

Kushtet:

-          Rritja e minimum 10 krerëve të dosave riprodhuese femra.

-          Mbajtja e detyrueshme e kafshëve deri më 30 nëntor 2026.

Shuma e mbështetjes:

-          4.000 denarë/krerë

 

1.12 Pagesa të drejtpërdrejta për familje bletësh të regjistruara dhe të dimëruara

Kushtet:

-          Mbajtja e minimum 30 familjeve bletësh të regjistruara dhe të dimëruara.

-          Ruajtja e detyrueshme e numrit të deklaruar të familjeve bletësh deri më 30 shtator 2026.

Shuma e mbështetjes:

-          600 denarë/familje bletësh.

-          Mbështetje shtesë prej 200 denarë/familje bletësh për aplikuesit që deklarojnë mbi 50 familje bletësh të dimëruara dhe përmbushin kushtet shtesë:

-          të jenë të evidentuar si prodhues primarë, ose

-          të jenë operatorë të aprovuar me ushqim nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ose

-          të kenë shitur mjaltë në një objekt të aprovuar nga AUV.

 
2. Masat për mbështetje shtesë të të ardhurave të ekonomive bujqësore

2.1 Pagesa të drejtpërdrejta shtesë për veprimtari bujqësore në zonat me mundësi të kufizuara (ZMK)

Kushtet:

-          Të jetë dorëzuar kërkesë për sipërfaqe me kultura arash, kultura perimore, pemishte dhe vreshta, ose për rritjen e gjedheve, deleve, dhive, dosave riprodhuese ose bletëve.

-          Parcelat të ndodhen në lartësi mbidetare mbi 700 metra.

-          Objekti i rritjes së kafshëve të jetë i regjistruar në një vendbanim me lartësi mbidetare mbi 700 metra ose në vendbanim me numër banorësh më pak se 100.

Shuma e mbështetjes:

-          Shtesë prej 15% të masës bazë.

 

2.2 Pagesa të drejtpërdrejta shtesë për kategori të veçanta të bartësve të ekonomive bujqësore

Kushtet:

-          Fermer i ri.

-          Fermer i regjistruar.

Shuma e mbështetjes:

-          Shtesë prej 10% të masës bazë për fermer të ri.

-          Shtesë prej 20% të masës bazë për fermer të regjistruar në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor.

-          Shtesë prej 30% të masës bazë për fermer të regjistruar në përputhje me Ligjin për ushtrimin e veprimtarisë bujqësore (maksimumi 500.000 denarë për përfitues).

 

2.3 Pagesa të drejtpërdrejta shtesë për rritjen e numrit të deklaruar të krerëve në tufën bazë

Kushtet:

-          Të jetë dorëzuar kërkesë për gjedhe, dele ose dhi në vitet 2025 dhe 2026.

-          Të jetë deklaruar rritje e numrit të krerëve në vitin 2026, në krahasim me vitin 2025.

-          Numri i pranueshëm i krerëve të rritur është maksimumi deri në 30%.

Shuma e mbështetjes:

-          Shtesë prej 30% të masës bazë për numrin e rritur të krerëve.

 

2.4 Pagesa të drejtpërdrejta shtesë nga nënmasa 1.12 për familjet e bletëve të përfshira në përzgjedhjen për prodhimin e mbretëreshave të bletëve

Kushtet:

-          Rritja e familjeve të regjistruara të bletëve.

-          Bartësi ose anëtari i ekonomisë bujqësore të jetë i regjistruar si mbarështues i mbretëreshave të bletëve në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

Shuma e mbështetjes:

-          2.000 denarë për familje bletësh që është nën kontroll dhe e përfshirë në programin e përzgjedhjes për prodhimin e mbretëreshave të bletëve.

 

2.5 Pagesa të drejtpërdrejta shtesë nga nënmasa 1.12 për analizën laboratorike të vetive fizike dhe kimike të mjaltit

Kushtet:

-          Mbajtja e minimum 30 familjeve bletësh të regjistruara dhe të dimëruara.

Shuma e mbështetjes:

-          50% e shpenzimeve të realizuara, një herë gjatë vitit 2026.

 
3. Masat për pagesa të drejtpërdrejta sipas njësisë së produktit në prodhimin bimor dhe blegtoral

3.1 Pagesa të drejtpërdrejta për duhanin oriental aromatik të papërpunuar, të kontraktuar dhe të shitur nga korrja e vitit 2025

Kushtet:

-          Duhan oriental aromatik i papërpunuar, i kontraktuar dhe i shitur nga korrja e vitit 2025 te një blerës i regjistruar.

Shuma e mbështetjes:

-          Nga 60 deri në 80 denarë/kg, në varësi të klasës së duhanit.

 

3.2 Pagesa të drejtpërdrejta për fruta dhe perime të dorëzuara në kapacitete përpunuese

Kushtet:

-          Të jenë përfitues të masës për pagesa sipas sipërfaqes për fruta dhe perime.

-          Të kenë dorëzuar frutat (lloje të caktuara) dhe perimet (të gjitha llojet) në periudhën e përcaktuar.

Shuma e mbështetjes:

-          Nga 3 deri në 5 denarë/kg, në varësi të llojit ose periudhës së dorëzimit.

 

3.3 Pagesa të drejtpërdrejta për prodhimin e materialit faror për grurë, elb, oriz, tritikale dhe bizele foragjere

Kushtet:

-          Të jenë të regjistruar në Regjistrin e furnizuesve të materialit faror.

-          Të kenë prodhuar dhe certifikuar farë në vitin 2026, në përputhje me Ligjin për materialin faror dhe fidanor për bimët bujqësore.

Shuma e mbështetjes:

-          Nga 4 deri në 20 denarë/kg, në varësi nëse fara është e gjeneratës së parë (C1), material bazë ose material para-bazë.

 

3.4 Pagesa të drejtpërdrejta për prodhimin e materialit faror për duhan

Kushtet:

-          Të jenë të regjistruar në Regjistrin e furnizuesve të materialit faror.

-          Të kenë prodhuar dhe certifikuar farë duhani të gjeneratës së parë në vitin 2026, në përputhje me Ligjin për materialin faror dhe fidanor për bimët bujqësore.

Shuma e mbështetjes:

-          1.000 denarë/kg

 

3.5 Pagesa të drejtpërdrejta për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar të lopës, deles dhe dhisë

Kushtet:

-          Të kenë të regjistruar objektin e rritjes së gjedheve, deleve ose dhive.

-          Të kenë shitur qumësht te blerës të regjistruar gjatë vitit 2026.

-          Sasia minimale e pranueshme është 300 litra në muaj.

Shuma e mbështetjes:

-          6 denarë/litër për qumësht lope.

-          7 denarë/litër për qumësht deleje dhe dhie.

 

3.6 Pagesa të drejtpërdrejta për gjedhe të rritura dhe të dorëzuara ose të therura në kapacitete të regjistruara të thertoreve

Kushtet:

-          Të kenë rritur dhe dorëzuar ose therur gjedhe në periudhën nga maji 2025 deri në prill 2026.

-          Gjedhet të jenë mbajtur në objektin e tyre të rritjes së paku 3 muaj para therjes.

-          Gjedhet e therura duhet të jenë në moshë nga 8 deri në 24 muaj në ditën e dorëzimit në thertore dhe të kenë peshë minimale prej 250 ose 450 kg, në varësi të racës.

Shuma e mbështetjes:

-          Nga 4.500 deri në 6.000 denarë/krerë, në varësi të racës.

 

3.7 Pagesa të drejtpërdrejta për derra të majmur të dorëzuar ose të therur në kapacitete të regjistruara të thertoreve

Kushtet:

-          Të kenë rritur dhe dorëzuar ose therur së paku 20 derra të majmur në periudhën nga maji 2025 deri në prill 2026.

-          Derrat e therur të kenë peshë mbi 90 kilogramë.

Shuma e mbështetjes:

-          1.000 denarë/krerë, me zvogëlim progresiv.

 

3.8 Pagesa të drejtpërdrejta për pula broileri të rritura dhe të dorëzuara ose të therura në kapacitete të regjistruara të thertoreve

Kushtet:

-          Të kenë rritur dhe dorëzuar ose therur pula broileri në periudhën nga tetori 2025 deri në shtator 2026.

Shuma e mbështetjes:

-          80 denarë/broiler, me zvogëlim progresiv.

 

3.9 Pagesa të drejtpërdrejta për pula vojse të amortizuara, të dorëzuara ose të therura në kapacitete të regjistruara të thertoreve

Kushtet:

-          Të kenë rritur dhe dorëzuar ose therur pula vojse të amortizuara në periudhën nga tetori 2025 deri në shtator 2026.

Shuma e mbështetjes:

-          120 denarë/pulë vojse.

 

3.10 Pagesa të drejtpërdrejta për zogj njëditorë broileri dhe zogj njëditorë femra të hibrideve për prodhimin e vezëve, të prodhuar dhe të shitur

Kushtet:

-          Të kenë rritur dhe shitur zogj njëditorë broileri dhe zogj njëditorë femra të hibrideve për prodhimin e vezëve në periudhën nga tetori 2025 deri në shtator 2026.


Shuma e mbështetjes:

-          10 denarë/zog.

 
4. Masat për mbështetjen e inputeve në prodhim dhe produkteve të tyre

4.1 Pagesa të drejtpërdrejta për blerjen e fidanëve të hardhisë dhe pemëve

Kushtet:

-          Të kenë mbjellë fidanë të certifikuar të hardhisë ose pemëve, me origjinë nga prodhimi vendor.

-          Sipërfaqja e pranueshme e mbjellë është nga 0,5 deri në 2 hektarë.

-          Periudha e pranueshme e blerjes dhe mbjelljes është nga 1 nëntor 2025 deri më 31 mars 2026.

-          Numri i pranueshëm i fidanëve:

-          së paku 300 deri në 1.500 fidanë pemësh/ha;

-          së paku 1.389 deri në 4.000 fidanë hardhie/ha.

Shuma e mbështetjes:

-          35 denarë/kalem hardhie dhe 40 denarë/fidan pemësh.

-          Shuma maksimale për përfitues: 240.000 denarë.

 

4.2 Pagesa të drejtpërdrejta për blerjen e materialit mbjellës për spec, domate dhe kastravec

Kushtet:

-          Të jenë përfitues të masës për pagesa sipas sipërfaqes për kultura perimore.

-          Të kenë blerë në tregun vendor dhe të kenë mbjellë material mbjellës hibrid të certifikuar për spec, domate dhe kastravec.

-          Periudha e pranueshme e blerjes është nga 1 mars deri më 30 gusht 2026.

-          Materiali mbjellës duhet të jetë i certifikuar dhe i prodhuar në kushte të përcaktuara posaçërisht.

Shuma e mbështetjes:

-          10 denarë/bimë të blerë me çmim jo më të ulët se 15 denarë.

 

4.3 Pagesa të drejtpërdrejta për inseminimin artificial të gjedhit femër dhe viçin e përfituar

Kushtet:

-          Të jetë kryer fekondimi i lopës/mëshqerrës përmes inseminimit artificial dhe të jetë përfituar dhe regjistruar viçi.

Shuma e mbështetjes:

-          2.000 denarë/viç i përfituar.

-          4.000 denarë/viç i përfituar në rast të përdorimit të farës me gjini të paracaktuar

 
5. Masat për mbështetjen e ruajtjes së grurit, elbit dhe orizit me origjinë vendore nga korrja e vitit 2026
Kushtet:

-          Gruri dhe elbi i prodhuar dhe i dorëzuar për ruajtje te një blerës i regjistruar në periudhën nga 15 qershor deri më 15 shtator 2026.

-          Orizi i prodhuar dhe i dorëzuar për ruajtje te një blerës i regjistruar në periudhën nga 15 shtator deri më 15 dhjetor 2026.

Shuma e mbështetjes:

-          Mbulimi i shpenzimeve për ruajtje.

 
6. Masat për pagesa të drejtpërdrejta për ekonomitë e vogla bujqësore
Përfitues:

-          Ekonomitë bujqësore të cilat nuk i plotësojnë kushtet për sipërfaqen minimale të pranueshme për vitin 2026 për sipërfaqe me kultura fushore, perimore, pemishte dhe vreshta, si dhe kushtet për numrin minimal të pranueshëm të krerëve për vitin 2026 për gjedhe, dhi, dosa dhe familje bletësh, por kanë dorëzuar kërkesë dhe i kanë plotësuar kushtet për këto kategori në vitin 2025.

-          Nuk merren parasysh uljet e minimumit prej 50% për zonat me kushte të vështira.

Kushtet:
Të njëjtat si për masat bazë për:

-          sipërfaqe me kultura fushore, perimore, pemishte dhe vreshta;

-          masat bazë për pagesa sipas numrit të krerëve.

Shuma e mbështetjes:

-          E njëjtë si për masat bazë për sipërfaqe me kultura fushore, perimore, pemishte dhe vreshta, si dhe për masat bazë për krerë gjedhesh, dhish, dosash dhe familje bletësh.

 

7. Ndihma për primet dhe sigurimin

Kushtet:

-          Të jetë i siguruar prodhimi bujqësor në periudhën nga gushti 2025 deri në korrik 2026.

Shuma e mbështetjes:

-          60% e vlerës së policës së sigurimit.

-          Shuma maksimale për përfitues: 150.000 denarë.

 
8. Ndihma në sektorin e blegtorisë
Kushtet:

Mjetet nga kjo masë janë të dedikuara për mbulimin e:

-          shpenzimeve administrative për vendosjen dhe mirëmbajtjen e regjistrimit amë të kafshëve (matricës së mbarështimit);

-          shpenzimeve për analizat dhe testimet e kryera për përcaktimin e cilësisë gjenetike ose prodhimtarisë në blegtori.

Shuma e mbështetjes:

Mbulimi i shpenzimeve të pranueshme për aktivitetet e përcaktuara sipas masës.

 
9. Ndihma për mbrojtjen e tokës bujqësore
Kushtet:

-          Të jetë kryer analizë e vetive fizike dhe kimike të tokës nga ana e ekonomive bujqësore përmes analizave agrokimike ose pedologjike, të realizuara gjatë vitit 2026.

Shuma e mbështetjes:

-          60% e vlerës së analizave.

-          Shuma maksimale për përfitues: 12.000 denarë.

 
10. Ndihma për mbështetjen e shpenzimeve për blerjen e karburantit për mekanizimin bujqësor për ekonomitë bujqësore
Kushtet:

-          Masa realizohet përmes dhënies së kartelave të personalizuara për secilën ekonomi bujqësore veçmas.

Shuma e mbështetjes:

-          Nga 3.200 deri në 12.000 denarë/ha, në varësi të kulturës.

-          Përllogaritja e shumës bëhet veçmas për secilën ekonomi bujqësore, në bazë të:

-          madhësisë së tokës bujqësore;

-          kulturës së deklaruar për pagesa të drejtpërdrejta në vitin 2025.