23.874 fermerëve u janë paguar 461.492.542 denarë

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, sot u ka paguar 23.874 fermerëve shumën prej 461.492.542 denarësh.

Mjetet janë paguar në kuadër të Programit për vitin 2025, si pagesa direkte për sipërfaqet bujqësore të punueshme për të gjitha kulturat e lavërtarisë, si dhe për bimët mjekësore, aromatike, erëzore dhe lulet. Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që gjatë vitit prodhues 2024/2025 kanë mbjellë dhe korrur sipërfaqe me kulturat e mëposhtme: grurë , elb, miser, oriz, thekër, tërshërë , tritikale , hikërror,  sorgum, bar sudanez , mel, hops , liri , thjerrëza, kikirikë , sojë , luledielli, duhan , kolzë vajore për ushqim njerëzor , panxhar foragjer , lulëkuqe , panxhar sheqeri , pambuk , anise , facelia , bathë foragjere , esparsetë , bizele foragjere , qiqra (nazi)

 Gjithashtu, përfshihen sipërfaqet e mbjella ose të mirëmbajtura me jonxhë, si dhe sipërfaqet me bimë mjekësore, aromatike dhe erëzore njëvjeçare dhe shumëvjeçare, si dhe me lule.

Bujqësitë e regjistruara në Regjistrin e furnizuesve të materialit faror, në përputhje me Ligjin për materialin faror dhe mbjellës për bimët bujqësore. Sipërfaqja minimale e mbjellë, në total për të gjitha kulturat, duhet të jetë 0,5 ha gjatë vitit prodhues 2024/2025.

 

Përjashtim bën duhani, për të cilin sipërfaqja minimale e mbjellë duhet të jetë 0,2 ha, si dhe lulet, për të cilat sipërfaqja minimale e mbjellë në vitin 2025 duhet të jetë 0,2 ha.