NJOFTIM: Deri më 30 shtator do të mund të dorëzohen kërkesat për „Ndihmë për primet dhe sigurimin“

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural i njofton ekonomitë bujqësore se deri më 30 shtator 2026 do të mund të paraqesin kërkesa për Masën 7 – Ndihmë për primet dhe sigurimin, në kuadër të Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2026.
 
Përfitues të kësaj mase janë ekonomitë bujqësore të cilat, në periudhën nga 1 gushti 2025 deri më 31 korrik 2026, kanë lidhur polica të sigurimit në bujqësi.
 
Lartësia e ndihmës është 60% e vlerës së përgjithshme të policës, por jo më shumë se 150.000,00 denarë për përfitues.
 
Kërkesat paraqiten në sistemin elektronik të Agjencisë. Ndihmë për krijimin e kërkesës elektronike ofrohet nga të punësuarit në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
 
Aplikuesi, bashkëngjitur kërkesës, dorëzon një kopje të policës së sigurimit dhe vërtetim/gjendje aktuale nga Regjistri i Vetëm i Ekonomive Bujqësore.

Kërkesa e printuar, së bashku me dokumentet bashkëngjitur, dorëzohet në Agjenci.