NJOFTIM

 



Agjencia për përkrahje financiare dhe zhvillim rural në bujqësi i informon të gjithë prodhuesit se ka filluar afati për dorëzimin e kërkesave për përkrahje finasiare për pemë dhe perime të shitura në kapacitete përpunuese.

Shuma e përkrahjes është 3 denarë për kilogram.

Aplikacionet për mbështetje financiare dorëzohen në mënyrë elektronike në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, jo më vonë se 25 dhjetor 2018. Përveç kërkesës, duhet të dorëzohet edhe Vërtetim për prodhime bujqësore të dhënë nga kapaciteti përpunues i regjistruar.

Deri më 25 dhjetor 2018 aplikacione për mbështetje finansiare mund të dorzojn edhe prodhuesit organik për masat e mëposhtme:

- për përpunimin e prodhimeve organike dhe prodhime organike në kalim me prejardhje vendore përfshirë edhe përpunimin dhe paketimin e llojeve të vetëmbira me prejardhje organike
- për tregti apo eksport të prodhimeve të përpunuara të freskëta organike dhe prodhime organike në kalim me prejardhje vendore
- për kontroll dhe certifikim profesional dhe
- për analizë të cilësisë së tokës dhe prodhim

Aplikacionet për mbështetje financiare dorëzohen në mënyrë elektronike në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, jo më vonë se 25 dhjetor 2018. Dokumentet e nevojshme jan të publikuara ne Udhëzuesin për shfrytzues dhe e njejta mund të meret nga web faqja e Agjencionit ne seksionin: www.ipardpa.gov.mk në pjesën : Pagesa direkte 2018 “Udhëzues për shfrytzues”