Politika e cilësisë

Agjencia e Mbështetjes Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural është institucion përgjegjës për realizimin e plotë, në kohë dhe të saktë të programeve të mbështetjes financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, përmes sistemit të vendosur të kontrollit dhe udhëheqjes efikas, efektiv dhe ekonomik. Në kuadër të misionit të vendosur, menaxhmenti përcakton qëllimet dhe prioritetet strategjike.

Me plotësimin e standardeve dhe zbatimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë - ISO 9001:2015 në funksionim, u krijuan kushtet e përmirësimit të udhëheqjes së proceseve dhe udhëheqjes së burimeve njerëzore, si dhe rritjen e produktivitetit të punës, që siguron mjedis modern në të cilin shfrytëzuesit përfundimtarë do të realizojnë të drejtat e tyre për të përdorur mbështetjen financiare në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural në mënyrë më të thjeshtë dhe më të lehtë. Kemi krijuar klimë të re në funksionimin e sektorit shtetëror, që nënkupton funksionim cilësor e transparent dhe përgjegjësi për rezultatet.

Në realizimin e kompetencave të saj, Agjencia merr përsipër të kultivojë qasje të hapur dhe të përgjegjshme ndaj shfrytëzuesve përfundimtarë: ekonomive bujqësore dhe personave të tjerë juridikë e fizikë, partnerëve ndërkombëtarë, ndërmarrjeve publike, institucioneve shtetërore, punonjësve dhe gjithë komunitetit shoqëror.

Për këtë qëllim, Agjencia mundëson sistem efektiv të menaxhimit të cilësisë, i orientuar drejt:

  • realizimit të masave për pagesat direkte në bujqësi përmes sigurisë së vazhdueshme të ndihmës financiare të ekonomive bujqësore;
  • realizimit të masave për zhvillim rural;
  • realizimit të masave të peshkimit dhe të akuakulturës;
  • realizimit të masave të ndihmës shtetërore në bujqësi;
  • rritjes së cilësisë të shërbimeve te shfrytëzuesit përfundimtarë, si dhe rritjes së kënaqësisë së tyre përmes plotësimit të kërkesave dhe pritshmërive të tyre;
  • mundësimit të ndihmës financiare për zhvillim rural në zonat rurale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa me të edhe përmirësimi i standardit jetësor të popullatës në ato zona dhe zhvillimi i komunave;
  • përmirësimit të kushteve të jetesës në mjediset rurale dhe ekonominë rurale;
  • avancimit të vazhdueshëm të njohurive dhe aftësive të punonjësve përmes trajnimeve dhe punëtorive;
  • përmbushjes së plotë të kërkesave të standardit ndërkombëtar të cilësisë ISO 9001:2015;
  • kuptimit të kontekstit të institucionit, brenda dhe jashtë, si dhe perceptimet e palëve të prekura;
  • mendimit të bazuar në rreziqet dhe mundësitë;
  • përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit të udhëheqjes me cilësi;
  • informimit të vazhdueshëm të publikut përmes medieve dhe faqes së internetit të Agjencisë: https://ipardpa.gov.mk/

 

Certifikata e sistemit të udhëheqjes me cilësi në pajtim me kërkesat e standardit MKS EN ISO 9001:2015