Njësia e Udhëheqjes së Burimeve Njerëzore kryen aktivitete në lidhje me punësimin e kuadrit të cilësisë së lartë, si dhe menaxhimin e vazhdueshëm të avancimit të tyre. Për të rritur efikasitetin e punonjësve të Agjencisë, njësia përdor udhëzime dhe metoda bashkëkohore që zbatohen në fushën e udhëheqjes së burimeve njerëzore. Njësia gjithashtu përgatit vlerësime për angazhimin minimal të kuadrit në AMFBZhR që do të plotësojë kriteret e akreditimit.
Si aktivitete veçanërisht të rëndësishme të njësisë së burimeve njerëzore mund të veçohen:
- realizimi i procedurës transparente të punësimit në Agjenci
- kujdesi për të drejtat dhe detyrimet e marrëdhënies së punës të lidhur të punonjësve të Agjencisë,
- përgatitja dhe realizimi i programit të zhvillimit të burimeve njerëzore në Agjenci,
- identifikimi i nevojave dhe propozimi i programeve të trajnimit të punonjësve në Agjenci,
- përgatitja e të ardhurave mujore të nëpunësve shtetërorë,
- realizimi i sistemit të vlerësimit, planifikimi i karrierës dhe motivimi.