Njësia e Udhëheqjes së Burimeve Njerëzore

Njësia e Udhëheqjes së Burimeve Njerëzore kryen aktivitete në lidhje me punësimin e kuadrit të cilësisë së lartë, si dhe menaxhimin e vazhdueshëm të avancimit të tyre. Për të rritur efikasitetin e punonjësve të Agjencisë, njësia përdor udhëzime dhe metoda bashkëkohore që zbatohen në fushën e udhëheqjes së burimeve njerëzore. Njësia gjithashtu përgatit vlerësime për angazhimin minimal të kuadrit në AMFBZhR që do të plotësojë kriteret e akreditimit.

Si aktivitete veçanërisht të rëndësishme të njësisë së burimeve njerëzore mund të veçohen:
  • realizimi i procedurës transparente të punësimit në Agjenci
  • kujdesi për të drejtat dhe detyrimet e marrëdhënies së punës të lidhur të punonjësve të Agjencisë,
  • përgatitja dhe realizimi i programit të zhvillimit të burimeve njerëzore në Agjenci, 
  • identifikimi i nevojave dhe propozimi i programeve të trajnimit të punonjësve në Agjenci,
  • përgatitja e të ardhurave mujore të nëpunësve shtetërorë, 
  • realizimi i sistemit të vlerësimit, planifikimi i karrierës dhe motivimi.