Për 10.754 kopshtarë janë paguar 217.241.135 denarë Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, sot u ka paguar 10.754 kopshtarëve gjithsej 217.241.135 denarë.
Mjetet janë paguar në kuadër të Masës 1.3 – Pagesa direkte për sipërfaqet bujqësore të punueshme për prodhimin e kulturave kopshtare dhe luleve në sipërfaqe të hapura dhe në sera.
Masa parashikon një sipërfaqe minimale prej 0,2 ha në total për të gjitha kulturat, ndërsa shuma e mbështetjes është 30.000 denarë/ha për: domate, speca, tranguj, tranguj të vegjël (kornishonë), lakër, fasule, patate, lulelakër dhe karota. 12.000 denarë/ha për: shalqi, pjepër, patëllxhan, panxhar, kungull, qepë, bishtaja, bizele, lakër kale, hudhër, presh, kungulleshka, sallatë jeshile, brokoli, spinaq, selino, majdanoz i rrënjës (pastërnak), shparg dhe rrepkë.