Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2026

 Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2026 Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural i rikujton subjektet bujqësore se afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2026 është 30 shtator 2026.

Paraqitja e kërkesave bëhet në mënyrë elektronike përmes ueb-portali të Agjencisë. Kërkesa mund të paraqitet në mënyrë të pavarur nga fermeri, ose fermeri mund të kërkojë ndihmë në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Për lehtësimin e përdorimit të sistemit elektronik, në ueb-faqen e Agjencisë është publikuar Udhëzuesi për përdoruesit, i cili përmban informacione për masat, kushtet për shfrytëzimin e mbështetjes financiare dhe mënyrën e paraqitjes së kërkesave.

Për realizimin me sukses të kontrolleve në terren për masat sipas sipërfaqes, Agjencia ka siguruar të dhëna nga imazhet satelitore të periudhës së vegjetacionit të kulturave bujqësore.