Takim me agrobiznesmenë në Komunën e Bërvenicës Drejtoresha e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Daniela Irotova Lazareva, sot në Komunën e Bërvenicës, para një numri të madh agrobiznesmenësh të interesuar, prezantoi mundësitë për shfrytëzimin e Programit IPARD, si dhe mbështetjen financiare që ofron shteti për zhvillimin e sektorit. Gjithashtu, u prezantuan edhe masat për zhvillimin rural.
Në takim morën pjesë edhe ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçovska, Zoran Stavreski dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të NP „Rrugët dhe Rrugicat“ – Shkup, Boris Nastov, me ç’rast u theksua se për Komunën e Bërvenicës është jashtëzakonisht e rëndësishme të ketë një ekonomi lokale të fuqishme, investime të reja dhe klimë më të mirë biznesi. Kjo do të kontribuojë në rritjen e zhvillimit ekonomik, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për punë.
