
Prej sot fillon aplikimi për subvencione bujqësore për vitin 2021
Prej sot fillon aplikimi për mbështetje financiare në bujqësi. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 31 maj 2021. Të gjitha palët e interesuara mund të paraqesin kërkesa në mënyrë elektronike duke hyrë në uebfaqen e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, gjegjësisht www.ipardpa.gov.mk në pjesën e-kërkesa.
Drejtori i AMFBZHR, Nikica Baçovski, informoi se kërkesat për masat për prodhimin bimor dorëzohen në bazë të të dhënave të regjistruara për parcelat në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore. Kërkesat për prodhimin blegtoral paraqiten në bazë të të dhënave të regjistruara për kafshët në regjistrin FARM që nga dita e paraqitjes së kërkesës.
"Apelojmë deri te të gjithë bujqit, përpara se të paraqesin kërkesa për subvencione të përditsojnë të dhënat në mënyrë që të kenë informacion të saktë dhe të plotë në të gjitha sistemet ku Agjencia shkarkon të dhënat, të cilat janë një segment i rëndësishëm për fitimin e të drejtës për të marrë subvencione. Pastaj mundet, duke hyrë në faqen e internetit të AMFBZHR, të dorëzohen aplikacione elektronike për subvencione duke u regjistruar në sistem, duke klikuar në pjesën "pagesa direkte" - kërkesë elektronike. E-kërkesa e këtij viti ka një pamje të re moderne bazuar në një zgjidhje të re softuerike që ka të gjitha funksionet e nevojshme për të paraqitur një kërkesë të vetme. Ata bujq që nuk dinë të paraqesin aplikacione vetë, ose kanë nevojë për ndihmë në krijimin e aplikacioneve elektronike, mund të kontaktojnë Njësitë Rajonale të MBPEU. "- tha Baçovski.
Drejtori Baçovski sqaroi se pas paraqitjes elektronike të kërkesës, aplikantët duhet të shtypin 2 kopje dhe t'i nënshkruajnë ato vetë, pas së cilës duhet të dorëzojnë një kopje te AMFBZHR. Ata aplikantë që kërkojnë ndihmë nga stafi rajonal, para se të nënshkruajnë aplikacionet ti kontrollojnë nëse të gjitha të dhënat dhe kulturat janë futur në mënyrë korrekte.
Nëse aplikantët zbulojnë se kanë bërë një gabim në paraqitjen e kërkesës, kanë futur të dhëna të pasakta ose kanë arritur në përfundimin se kanë nevojë për një ndryshim për shkak të mosrespektimit të situatës faktike, ata mund ta tërheqin kërkesën ose ta ndryshojnë atë brenda 30 ditëve nga dita e dorëzimit. Baçovski u bëri thirrje të gjithë aplikantëve që do të kërkojnë mbështetje dhe ndihmë nga punonjësit në Njësitë Rajonale që të respektojnë masat për mbrojtje nga "COVD19".