NJOFTIM



U paguan subvencionet për duhanin e prodhuar dhe të dorëzuar

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural në llogaritë e 28.168 subjekteve, pagoi gati 1.7 miliardë denarë për duhanin e prodhuar dhe dorëzuar nga korrja e vitit 2020. Drejtori i AMFBZHR, Nikica Baçovski, informoi se kjo është një pagesë për të gjithë prodhuesit të cilët kanë përmbushur ligjërisht kushtet për të përfituar mbështetje financiare në bazë të kësaj mase.

"Mjetet tashmë janë depozituar në llogaritë e të gjithë prodhuesve që dorëzuan duhanin e prodhuar në qendrat e regjistruara të blerjes: Tutunski kombinat Prilep, Alijans, Sokotab, Pashoski, Seke, Orbita Tabak, Kaveks Ballkan, Misirian dhe Bako." - informoi Baçovski.

Shuma e pagesave direkte është 80 denarë për kilogram për duhanin e prodhuar dhe dorëzuar të klasit të parë, 70 denarë për klasin e dytë dhe 60 denarë për duhanin e prodhuar dhe dorëzuar të klasit të tretë nga korrja e vitit 2020.

Qeveria së bashku me institucionet kompetente, përkundër pandemisë së bashku me këtë pagesë nga fillimi i vitit në llogaritë e fermerëve paguan afro 3.5 miliardë denarë për subvencione për disa masa.