
U paguan subvencionet për bujqit individual
Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, në llogaritë e 2.332 subjekteve ka paguar rreth 51 milion denarë për masën "Ndihmë shtesë prej 20% për bartës individual të ekonomive bujqësore i cili është regjistruar si kryerës i veprimtarisë bujqësore në përputhje me Ligjin për aktivitet bujqësor ose është regjistruar si një bujk individual në përputhje me Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor. "
Drejtori i AMFBZHR, Nikica Baçovski informoi se:
"Të gjitha ekonomitë bujqësore që janë bujk të regjistruar dhe që kanë marrë subvencione në bazë të masave themelore të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2018 kanë të drejtë të përdorin këto mjete. Këta përfitues do të marrin 20% subvencione më të larta në shumën totale të paguar në bazë të subvencioneve bazë. - informon Baçovski.
Gjithashtu në llogaritë e 6.930 bujqve që kanë rritur kopetë në krahasim me vitin paraprak, u paguan 26.1 milion denarë. Bëhet fjalë për pagesë të subvencionit prej 30 përqind më të lartë se ai bazë për secilin bujk i cili, krahasuar me vitin paraprak, ka rritur numrin e krerëve të tufës bazë të bagëtive, deleve, dhive, dosave, pulave dhe familjeve të bletëve. Kjo masë ofron stimuj për rritjen e bagëtisë dhe zhvillimin e bagëtisë shtëpiake. Në këtë mënyrë ne ndikojmë drejtpërdrejt në sigurimin e lëndës së parë të brendshme të mishit, produkteve të mishit, qumështit, mjaltit.