
U paguan subvencionet për derrat e rritur dhe të therur në kapacitetet e regjistruara
Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural në llogaritë e 152 subjekteve, pagoi afër 149 milionë denarë për subvencione.
Drejtori i AMFBZHR, Nikica Baçovski, informoi se kjo është një pagesë e masës 2.13 pagesa direkte për derrat e therur në kapacitete të regjistruara.
“Mbështetje financiare prej 950 denarë, ju takon të gjithë ata që kanë rritur dhe therur derra nga 90 deri në 130 kilogramë. Të gjithë fermerët që kanë rritur dhe kanë therur derra mbi 130 kg, marrin 1.950 denarë në llogari. Agjencia vazhdon të përpunojë intensivisht aplikimet në mënyrë që mjetet e disponueshme përmes Programit për mbështetje financiare në bujqësi, të transferohen shpejt në mënyrë të barabartë për të gjithë fermerët e angazhuar në prodhimin e bimëve dhe blegtorisë ”- theksoi Baçovski.
Pagesa e masave të mbetura do të vazhdojë në periudhën e ardhshme për të gjithë aplikuesit që kanë fituar ligjërisht të drejtën për të përfituar mbështetje financiare në bujqësi.