NJOFTIM


306 bujq përfundojnë mbjelljen vjeshtore me traktorë të rinj, financuar nga Programi i zhvillimit rural dhe AMFBZHR

Drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Nikica Baçovski, sot në Stajkovcë të Shkupit ka vizituar ekonominë bujqësore Eko-Farm 2017 dhe menaxherin Aleksandar Krstevski, i cili ka përfituar mbështetje financiare nga AMFBZHR për furnizim me traktor. Bëhet fjalë për traktor të blerë nga marka “Armatrag” me vlerë të përgjithshme të investimit prej 733 mijë denarë, prej të cilave 403 mijë denarë janë kthyer në llogarinë e aplikuesit.
Drejtori i AMFBZHR-së, Baçovski informoi se përmes masës “Investimet për modernizimin e ekonomive bujqësore, nënmasa e furnizimit të traktorëve tashmë janë realizuar dhe janë paguar më shumë se gjysma e aplikacioneve të miratuara.
“Përmes kësaj mase janë lidhur 540 kontrata për furnizim të traktorëve. Deri më tani janë paguar 306 aplikues dhe në llogaritë e tyre janë kthyer 120 milionë denarë. Këto janë mjete serioze që kthehen në llogaritë e bujqve. Agjencia vazhdon të implementoj dhe zbatojë masat që modernizojnë sektorin vendas të bujqësisë. Përmes programit për zhvillim rural, AMFBZHR ka paguar 990 milionë denarë për të mbështetur masat e realizuara përmes këtij programi. Kështu realizimi i mjeteve nga programi i zhvillimit rural është 85%. Praktikisht, këto mjete investohen në kapitale, projekte zhvillimore që e bëjnë sektorin e bujqësisë më konkurrues dhe me kosto më të ulëta të prodhimit.”- theksoi Baçovski.
Menaxheri i Eko - Farm 2017, Krstevski thotë se traktori ka ardhur në momentin e duhur.
“Këtë mbjellje vjeshtore, traktori i ri ka ulur ndjeshëm kostot e prodhimit. Tashmë është bërë më i lehtë kultivimi i 10 hektarëve sipërfaqe me kultura hortikulturore, ndërsa koha e përpunimit është shkurtuar. Masa të tilla jo vetëm që na bëjnë më konkurrues, por edhe na bëjnë të rrisim zonat. Kthimi i më shumë se gjysmës së mjeteve për blerjen e një traktori, tashmë planifikoj ta riinvestoj në projekte të reja që do të më lejojnë të krijoj vlerë të shtuar të kulturave të prodhuara në vend. “- shpjegoi Krstevski.
Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, si në vitet e kaluara, mbetet institucioni më efikas në realizimin e investimeve dhe mjeteve kapitale të parapara dhe të miratuara. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në ofrimin dhe zbatimin e masave përmes të cilave qytetarët marrin projekte cilësore që zhvillojnë njësoj çdo pjesë të vendit. Zhvillimi i balancuar rajonal, investimet kapitale në komuna, furnizimi i makinerive të reja moderne, si dhe hapja e njësive të reja bujqësore moderne mbeten në fokus të AMFBZHR.