NJOFTIM

U paguan 204 milionë denarë subvencione bujqësore

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural në llogaritë e mbi 10 mijë bujqve, ka paguar mbi 204 milionë denarë për subvencione për disa masa.

Drejtori i AMFBZHR-së, Nikica Baçovski, informoi se janë paguar mjete për të gjithë ata që kanë aplikuar dhe kanë plotësuar kushtet për sigurimin e mbështetjes financiare, për prodhimtarinë organike, për rritjen e numrit të krerëve në kopetë bazë, për dhi dhe qengjin e mbajtur femër, si dhe është paguar shtesë 20% mbështetje për bujqit e regjistruar.

“Për 778 persona që prodhojnë produkte organike janë paguar 113 milionë denarë. Në llogaritë e 1.793 subjekteve që aplikojnë si bujk individual janë paguar 52 milionë denarë, ndërsa për 7.674 bujq që kanë shtuar kopetë janë paguar afër 39 milionë denarë. Mbi 1,4 milionë denarë janë paguar për të gjithë ata që kanë mbajtur qengj femër dhe 156 mijë denarë janë paguar për të gjithë ata që kanë mbajtur dhi dhe të tillë janë 32 bujq.”- informoi Baçovski.

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, në periudhën në vijim vazhdon me pagesën jo selektive të mjeteve për subvencione. Në një ditë, pa përzgjedhje, paguhen mjetet për subvencione bujqësore.