Vitin e përfundojmë me gjithsej 203.5 milionë euro, të investuara drejtpërdrejt në sektorin e bujqësisë
Zëvendësministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Trajan Dimkovski, së bashku me drejtorin e Agjencisë për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Nikica Baçovski dhe drejtorin e Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë, Nikolçe Babovski, sot mbajtën takim pune me gazetarë nga mediat që ndoqën aktivisht nga sektori i bujqësisë. Në takim u prezantuan rezultatet e arritura për vitin 2021.
“2021 do të mbahet mend si një vit në të cilin kemi pagesa të larta rekord të mjeteve në sektorin e bujqësisë. Gjithsej 203.5 milionë euro janë investuar drejtpërdrejt në sektorin e bujqësisë, në baza të ndryshme. Në kushtet e krizës globale ekonomike dhe shëndetësore, sektori i bujqësisë u mbështet fuqishëm nga shteti. “Asnjë proces nuk ka ngecur, të gjitha programet dhe masat kanë qenë të suksesshme dhe janë zbatuar plotësisht”, tha zëvendësministri Dimkovski.
Në fjalën e tij ai analizoi në detaje investimet në sektorin e bujqësisë:
• Për dy programet e krijuara nga Ministria janë paguar 146 milionë euro, nga të cilat rreth 121 milionë euro për subvencione dhe 25 milionë euro për investime në zhvillim rural.
• 18 milionë euro për investime kapitale për menaxhimin e ujit, mjete me të cilat zgjidhim furnizimin afatgjatë me ujë dhe ujitjen e qëndrueshme.
• 10 milionë euro për fazën e dytë të projektit për ujitjen e luginës jugore të Vardarit.
Për programin IPARD 2 në vitin 2021 janë paguar rreth 16 milionë euro, nga të cilat 12 milionë janë pjesëmarrja e fondeve europiane dhe 4 milionë janë nga bashkëfinancimi nacional. Dhe përsëri, për të tretin vit radhazi nuk do të kthehet asnjë para, sepse shfrytëzimi është pothuajse 100%.
• 13.5 milionë euro, nga programi për Covid, nga të cilat 5 milionë euro janë paguar për prodhuesit e duhanit dhe 8.5 milionë të tjera do të paguhen këto ditë për prodhuesit e rrushit, orizit dhe mollëve.
Zëvendësministri theksoi se nuk ka çmim real për punën e bujqve, ata nuk kanë orar fiks, nuk kanë sezon pushimesh, as ndërprerje në procesin e prodhimit siç kanë sektorët e tjerë. Megjithatë, sa herë që ka pasur nevojë, shteti ka ndërhyrë, brenda kuadrit ligjor dhe brenda buxhetit.
Drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Nikica Baçovski theksoi se Agjencia në vitin 2021 ka bërë pagesa rekord për të tri programet, që është realizimi i mjeteve mbi 99%, si dhe ka lidhur shumë marrëveshje përmes programit nacional dhe programit IPARD 2.
“Këtë vit përmes IPARD 2 kemi nënshkruar 507 kontrata me shumën totale të kërkuar prej 16 milionë euro. Janë para të investuara në fabrikat e reja për prodhimin e qumështit, mishit, prodhimeve të bukës, ëmbëlsirave, në hapjen e objekteve turistike apo modernizimin e atyre ekzistuese, një pjesë e këtyre mjeteve investohen në projekte në kuadër të masës Investime në modernizimin e ekonomive bujqësore, theksoi Baçovski dhe shtoi se nga sot është hapur një Thirrje e re Publike për të gjithë ata që kanë nevojë të prokurojnë sistemin e ujitjes me pika, të ndërtojnë puse apo ujëmarrëse sipërfaqësore. Shpallja është e hapur deri më 27 janar 2022.
Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolçe Babovski theksoi se Agjencia, si institucion përgjegjës për sigurinë e ushqimit dhe shëndetin e kafshëve, përmes sistemit të integruar të kontrollit të vendosur, ka përfunduar me sukses vitin 2021.
Janë realizuar prioritetet kryesore të përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sigurimin e standardeve më të larta për sigurinë e ushqimit dhe ushqimit për kafshë si dhe aktivitetet e planifikuara të institucionit. Ne krenohemi si institucion me Marrëveshjen e nënshkruar për bashkëpunim në fushën e mjekësisë veterinare, sigurinë ushqimore dhe politikën fitosanitare në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” që do të lehtësojë tregtinë e kafshëve të gjalla, ushqimit, ushqimit për kafshë mes Shqipërisë, Serbisë dhe vendit tonë, me bimë dhe produkte tjera”, theksoi Babovski.
Në takimin e punës me gazetarët u dërguan urime për një Vit të Ri të mbarë, të qetë dhe të begatë, në të cilin të gjitha institucionet e sektorit të bujqësisë njoftuan se në vitin 2022 do të vazhdojnë me zbatimin e masave dhe politikave për zhvillim të vazhdueshëm.