Në llogaritë e 36 aplikantëve, këto ditë do të ulen mjetet e parashikuara si avans për realizimin e investimit, ndërsa 50 të rinj fermerë do të paguhen plotësisht, pasi tashmë e kanë përfunduar blerjen e pajisjeve të nevojshme, të parashikuara me masën 112.
Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural i njofton fermerët e rinj, të cilët kanë nënshkruar marrëveshje sipas thirrjes 02/2025, masa 112, dhe e kanë realizuar plotësisht investimin, që të dorëzojnë kërkesë për pagesën e mjeteve të miratuara me marrëveshje.
Detyrimi i të gjithë aplikantëve, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, është që deri më 30.11.2025 t’i përfundojnë plotësisht të gjitha obligimet, ta sigurojnë të gjithë pajisjen për të cilën kanë aplikuar dhe t’i dorëzojnë dokumentet për pagesë.
Më 10.04.2025 u publikua thirrja publike nr. 02/2025 për masën 112, në të cilën aplikuan 254 fermerë, nga të cilët u miratuan 117 aplikime me një vlerë të përgjithshme prej 69 milionë denarësh.