U pagun afër 22 milionë denarë për paga për barinjtë
Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural ka paguar afër 22 milionë denarë në llogaritë e 41 subjekteve për pagën e barinjve. Drejtori i AMFBZHR-së, Nikica Baçovski informoi se të drejtën e shfrytëzimit të kësaj mbështetje financiare e kanë të gjitha ekonomitë bujqësore të regjistruara që kanë fituar të drejtën për të përfituar një mbështetje të tillë.
“Përkrahja financiare për këtë masë është paguar për të gjithë bujqit që nuk kanë reduktuar numrin e të punësuarve në një periudhë njëvjeçare. Bujqit që kullosin ose ruajnë bagëtinë në lartësi mbi 700 metra, gjegjësisht lukunitë të regjistruara të vendosura në vendbanime me lartësi mbi 700 metra, morën mbështetje 100% të pagës mesatare në aktivitet për periudhën nëntor 2018 deri në dhjetor 2020. Ata bujq që kullosin ose ruajnë bagëtinë në një lartësi nën 700 metra mbi nivelin e detit kanë marrë ndihmë prej 60% të pagës mesatare mujore neto në këtë sektor. – informoi Baçovski
Fondet janë ndarë në raportin një punonjës me 150 dele, 50 dhi ose 50 gjedhë. Shuma maksimale e mjeteve të paguara është deri në 360.000 denarë për punonjës dhe për jo më shumë se 20 punëtorë.
Agjencia vazhdon të jetë partner I bujqve dhe blegtorëve. Në një ditë, pa përzgjedhje, mjetet për subvencione u paguhen të gjithë atyre që i kanë plotësuar kushtet ligjore për marrjen e tij dhe nuk janë debitorë ndaj Sh.A. Ekonomia e Ujit, SH.A Kullosat ose me qira toke nëpërmjet MBPEU.