NJOFTIM

Afat shtesë për aplikimin për furnizimin e sistemeve të ujitjes, për investime në puse dhe marrjen e ujërave sipërfaqësore

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, njofton të gjithë bujqit se afati për dorëzimin e aplikacioneve për furnizimin e sistemeve të ujitjes, investimeve në puse dhe për marrjen e ujërave sipërfaqësore zgjatet edhe për 15 ditë. Afati i ri i aplikimit është 11 shkurt 2022 (e premte).

Drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Nikica Baçovski, informoi se të drejtën për të përfituar këtë mbështetje kanë të gjithë bujqit e regjistruar në regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore. Afati i ri është me kërkesë të aplikantëve të interesuar. Agjencia i ka vendosur me një afat të ri, në mënyrë që të mund të mblidhen të gjitha dokumentet e nevojshme mbështetëse të kërkuara për këtë Thirrje publike.

“Të gjitha kërkesat e interesuara mund të dorëzohen në mënyrë elektronike në e-baranje.ipardpa.gov.mk. Shuma maksimale që mund të merret individualisht nga secila ekonomi bujqësore për sistemin e ujitjes është deri në 1.800.000 denarë, ndërsa mbështetja financiare për investime në puset apo intervenimet në ujërat sipërfaqësore është deri në 364 mijë denarë për shfrytëzues. – informoi Baçovski.

Me këto mjete mund të furnizohen sistemet e ujitjes me pika nëntokësore dhe mbitokësore, blerjen e pajisjeve lidhëse (filtra, pompa, tubacione dhe elemente lidhëse), pajisje për instalime elektrike për furnizim me energji elektrike duke përfshirë efiçencën e energjisë, agregatet ose gjeneratorët dhe pajisjet ndihmëse instaluese, softuerët për menaxhimin dhe kontrollin e sistemit të ujitjes, punimet e ndërtimit të puseve, përgatitjen e studimeve dhe raporteve. Mbështetja financiare paguhet në parimin e bashkëfinancimit të investimeve të përfunduara dhe të paguara nga përfituesi në masën 50 deri në 70 për qind të vlerës së kostove të investimit të miratuara dhe të pranueshme. Aplikuesi mund të paraqesë vetëm një aplikim për një masë ose maksimumi dy aplikime për masa të ndryshme nga programi për zhvillim rural. Aplikantët nuk duhet të fillojnë realizimin e investimit përpara nënshkrimit të marrëveshjes me AMFBZHR. Afati i ri për dorëzimin e aplikacioneve është data 11 shkurt 2022. Aplikacionet që nuk dorëzohen në mënyrë elektronike nuk do të merren parasysh.