NJOFTIM


U paguan mbi 575 milionë denarë subvencione për vreshtarët

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural ka paguar mbi 575 milionë denarë në llogaritë e 13.854 subjekteve. Bëhet fjalë për pagesën e aplikantëve të cilët kanë plotësuar ligjërisht kushtet për të përfituar mbështetje financiare sipas masës “Pagesa direkte për hapsirë bujqësore përpunuese për mirëmbajtjen e vreshtave ekzistuese”.

Drejtori i AMFBZHR-së, Nikica Baçovski informoi se mjetet për kultivuesit paguhen para festës së “Shën Trifunit” kur edhe zyrtarisht fillojnë aktivitetet në terren dhe përgatitjet për prodhimin e vjeljes së re të rrushit dhe verës së prodhuar në vend.

“Si të gjitha vitet e kaluara, edhe këtë vit, ne paguajmë mjetet për kultivuesit në kohën kur kultivuesit kanë më së shumti aktivitete për përgatitjen e plantacioneve për korrjen e re. Në këtë mënyrë, ne bëjmë gjithçka për të ulur kostot që kanë kultivuesit për të prodhuar rrush tavoline cilësor, si dhe lëndë të parë për prodhimin e verës apo rakisë cilësore. “Me krijimin e masave dhe programeve, Agjencia, Qeveria dhe MBPEU-ja do të vazhdojnë të krijojnë kushte të favorshme për rritje dhe zhvillim të sektorit të bujqësisë.”- theksoi Baçovski.

Agjencia do të vazhdojë me praktikën e pagesës jo selektive të subvencioneve për të gjithë ata të cilët ligjërisht i kanë plotësuar kushtet për përfitimin e mbështetjes financiare.