
U paguan 111.581.789 denarë për subvencione për qumësht të prodhuar dhe dorëzuar për 5.664 shfrytëzues
Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural sot në llogaritë e 5664 prodhuesve të qumështit ka paguar 111.581.789 denarë për qumësht të prodhuar dhe dorëzuar.
Drejtori i AMFBZHR-së, Nikica Baçovski, thekson se bëhet fjalë për pagesë të mjeteve nga masa 2.3 - pagesa direkte për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar të lopës, dhisë dhe deles.
Përfitues të kësaj mbështetje financiare janë prodhuesit e qumështit të lopës, deles dhe dhisë, të cilët ia kanë dorëzuar prodhimin e tyre një blerësi të regjistruar për qumësht të papërpunuar në periudhën nga tetori deri në dhjetor 2020.
Bujqit që kanë prodhuar qumësht lope përfitojnë mbështetje financiare prej 3,5 denarë për litër qumësht të dorëzuar, ndërsa bujqit që kanë prodhuar dhe dorëzuar qumësht të deles dhe dhisë në objektet përpunuese përfitojnë 4,5 denarë për litër”, - informon Baçovski.
AMFBZHR vazhdon me mbështetjen financiare në prodhimtarinë e qumështit si nxitje shtetërore për arritjen e çmimit më të lartë të blerjes dhe ruajtjen e mirëqenies së blegtorisë si sektor që ka një peshë të madhe në bujqësi dhe ekonominë maqedonase.