NJOFTIM


AMFBZHR shpalli 5 thirrje publike për mbështetje financiare përmes programit për zhvillim rural


Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural sot ka shpallur 5 thirrje publike për mbështetje financiare të ofruar përmes programit për zhvillim rural.
Thirrjet publike do të zgjasin nga data 20.04.2022 deri më 20.05.2022.

Thirrja publike për gratë rurale do të mbështesë gratë që janë pronare të fermave të tyre. Vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme është 360 mijë denarë, ndërsa do të mbështeten vetëm investimet në blerjen e pajisjeve për aktivitete pas vjeljes dhe pajisje për përpunim. Qëllimi i kësaj mase është të stimulojë përpunimin e produkteve bazë të cilat do t'i japin vlerë të shtuar punës që investojnë gratë fermere. Kjo mbështetje realizohet në parimin e grantit, gjegjësisht mbështetja nënkupton dhënien e fondeve të pakthyeshme në masën 100% të investimit.

Për aplikantët që do t'i përgjigjen thirrjes publike për blerje të traktorëve janë paraparë 3 milionë e gjysmë denarë për shfrytëzues. Pagesa e mjeteve bëhet pas realizimit të plotë të investimit në përputhje me kushtet dhe kriteret për mbështetje financiare. Mbështetja financiare paguhet në parimin e bashkëfinancimit i cili varion nga 50% - 75% në varësi të moshës së aplikantit deri apo mbi 40 vjeç dhe sipas zonës ku ofrohet investimi.

Me mbështetje financiare prej 50% - 75% të vlerës totale të investimit do të mbështeten prodhuesit e drithërave të cilët në planin e tyre të biznesit do të parashikojnë prokurimin e silosëve për ruajtjen e drithërave dhe drithërave industriale me kapacitet maksimal 25 tonë. Vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme është 1 milion denarë.

Është shpallur edhe thirrje për mbështetje financiare për investime në qumështore. Kjo mbështetje mund të përdoret nga të gjithë fermerët që kanë minimalisht 150 dele ose minimum 50 dhi. Vlera maksimale e investimit mund të jetë 600.000 denarë, prej të cilave 50% - 75% do të bashkëfinancohen nga Agjencia.

Thirrja publike për prokurimin e pajisjeve për prodhimin e duhanit do të mbështesë prodhuesit e duhanit me kapacitete prodhuese të regjistruara në regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore. Mbështetja maksimale është në shumë prej 4 milionë e gjysmë denarë të cilat do të bashkëfinancohen nga Agjencia në shumë prej 50% - 75%.

Të gjithë aplikantët e interesuar mund të aplikojnë për mbështetje financiare përmes sistemit elektronik të aplikimit në Agjenci, me plan biznesi, oferta me specifikim të detajuar teknik dhe zgjidhje nga sistemi i RVEB për objektet e regjistruara prodhuese, sqaroi drejtori i AMFBZHR-së - Nikica Baçovski për shtypin e sotëm. .
“Përmes programit për pagesa direkte, programit për zhvillim rural dhe fondit intervenues, Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural i vë në dispozicion të gjitha resurset programore dhe kapacitetet njerëzore me qëllim të stimulimit dhe optimizimit të prodhimit vendor bujqësor dhe prodhimit ushqimor me origjinë vendase. Mbështetja jonë nuk njeh dallime politike dhe as fetare. Kjo është një kohë kur çdo individ që dëshiron të investojë në sektorin e bujqësisë duhet të mbështetet. Prandaj, e shfrytëzoj këtë mundësi si një mundësi të mirë që të ftoj të gjithë përfituesit potencial që të njihen me kushtet dhe kriteret e masave të shpallura dhe të aplikojnë për mbështetje financiare” - theksoi Baçovski.