
Baçovski: U paguan mbi 15 milionë denarë nëpërmjet Programit për realizimin e fondit intervenues
Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural përmes programit për realizimin e fondit intervenues për bujqësi sot në llogaritë e 1048 shfrytëzuesve ka bërë pagesën në vlerë të përgjithshme prej 15.024.433 denarë në bazë të zgjidhjeve për mbështetje financiare për shpenzimet për blerjen e plehrave në prodhimin e grurit, elbit, misrit dhe lulediellit.
Nga AMFBZHR sqarojnë se përfitues nga kjo nënmasë janë:
-ekonomitë bujqësore që për prodhimin 2021/22 kanë mbjellë sipërfaqe me grurë, elb dhe misër si dhe kanë blerë plehra artificiale për ushqimin e kulturave në periudhën nga 1 dhjetori 2021 deri më 31 maj 2022,
-ekonomitë bujqësore që në vitin e prodhimit 2022 kanë mbjellë sipërfaqe me luledielli dhe kanë blerë plehra artificiale në periudhën nga 1 dhjetori 2021 deri më 31 maj 2022,
- ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e furnizuesve të materialit farë në përputhje me Ligjin për farë dhe material fidanor për bimë bujqësore të cilat në vitin e prodhimit 21/22 kanë mbjellë sipërfaqe me grurë dhe elb për prodhimin e materialit farë të certifikuar dhe kanë blerë plehra artificiale për periudhën nga 1 dhjetori 2021 deri më 30 qershor 2022.
AMFBZHR vazhdon me zbatimin e masave të parapara në programin për fondin e ndërhyrjes në bujqësi. Pagesa e sotme është në përputhje me politikat e Qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për të ndarë mbështetje financiare shtesë për sektorin e bujqësisë për shkak të rritjes së regjistruar të çmimeve të plehrave. Në periudhën e ardhshme do të vazhdojë përpunimi dhe pagesa e kërkesave për subvencione për furnizim me plehra, si dhe mbështetja financiare për sektorin e blegtorisë në fushën e qengjive të dorëzuar në kapacitet e therrjes dhe majmërive të therura në thertore” - informoi drejtori Baçovski.