NJOFTIM


Baçovski: Subvencionet për duhanin e prodhuar dhe të shitur për korrje 2021 janë paguar


Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, në llogaritë e 17.087 shfrytëzuesve, ka paguar 1.276.178.716,00 denarë për duhan të prodhuar dhe shitur nga korrja e vitit 2021. Drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural - Baçovski, informoi se bëhet fjalë për pagesë për të gjithë shfrytëzuesit e kësaj nënmase, të cilët ligjërisht i kanë plotësuar kushtet për marrjen e mbështetjes financiare sipas kësaj mase.

Mjetet tashmë janë transferuar në llogaritë e të gjithë prodhuesve të cilët duhanin e prodhuar e kanë dorëzuar në qendrat blerëse të regjistruara - informoi Baçovski.

Bëhet fjalë për shumën e pagesave direkte që kapin vlerën prej 80 denarë për kilogram për duhan të prodhuar dhe dorëzuar të klasës së parë, 70 denarë për klasën e dytë dhe 60 denarë për duhanin e tretë të prodhuar dhe dorëzuar nga korrja e vitit 2021.