NJOFTIM

BAÇOVSKI: U paguan subvencionet për qumështin e lopës, deles dhe dhisë

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural njofton –

Sot në llogaritë e 6.396 prodhuesve të qumështit janë paguar gjithsej 153.224.548,00 denarë për masën 2.3, e cila përfshin pagesat direkte për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar të lopës, deles dhe dhisë.

Pagesat i referohen qumështit të dorëzuar të muajit mars, prill dhe maj 2021 sipas sasive të raportuara nga objektet e përpunimit. Përfitues të kësaj mbështetje janë ekonomitë bujqësore të regjistruara si mbarështues të gjedheve, deleve dhe dhive në regjistrin e fermave mbarështuese.

Shuma e pagesave direkte është 3,5 denarë për litër qumësht lope të prodhuar dhe dorëzuar në objektet përpunuese të regjistruara në regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore dhe 4,5 denarë për litër për qumësht të prodhuar dhe dorëzuar të deleve dhe dhive.

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural vazhdon me mbështetjen financiare për prodhimin e qumështit si stimul shtetëror për arritjen e çmimit më të lartë të qumështit si produkt bazë dhe ruajtjen e mirëqenies në blegtori si sektor që ka një peshë të madhe në bujqësi dhe ekonominë vendase - ka theksuar drejtori i AMFBZHR-së Nikica Baçovski.