
AMFBZHR: U PAGUAN SUBVENCIONET PËR QUMËSHTIN E PRODHUAR DHE DORZUAR TË LOPËS, DELES DHE DHISË
Sot në llogaritë e 5.851 prodhuesve të qumështit janë paguar gjithsej 89.455.245,00 denarë për masën 2.3, e cila përfshin pagesa direkte për qumështin e prodhuar dhe dorzuar të lopës, deles dhe dhisë.
Pagesat i referohen qumështit të dorëzuar në muajt qershor dhe korrik 2021 sipas sasive të raportuara nga objektet e përpunimit.
Përfitues të kësaj mbështetje janë ekonomitë bujqësore të regjistruara si mbarështues të gjedheve, deleve dhe dhive në Regjistrin e fermave mbarështuese. Shuma e pagesave direkte është 3,5 denarë për litër qumësht lope të prodhuar dhe dorëzuar në objektet përpunuese të regjistruara në regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore dhe 4,5 denarë për litër për qumësht të prodhuar dhe dorëzuar dele dhe dhie.
“Vazhdojmë me pagesën e mbështetjes financiare për prodhuesit e qumështit. Në muajin tetor janë paguar sasitë e dorëzuara për 5 muaj, ndërsa në periudhën e ardhshme do të realizohet mbështetja për sasitë e dorëzuara për muajin gusht dhe shtator. Gjithashtu, AMFBZHR është duke u përgatitur për pagesën e mbështetjes financiare për kulturat e dorëzuara të kopshtarisë dhe frutave, - informon drejtori Baçovski.
Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural vazhdon me procedimin e kërkesave për mbështetje financiare nga programi për pagesa direkte, me çka do të vazhdojë pagesa e masave.