
U PAGUAN SUBVENCIONET PËR QUMËSHTIN E LOPËS, DELES DHE DHISË
Sot në llogaritë e 5.525 prodhuesve të qumështit janë paguar gjithsej 75.671.467,00 denarë për masën 2.3, ku përfshihen pagesa direkte për qumështin e lopës, deles dhe dhisë.
Pagesat i referohen qumështit të dorëzuar të muajit gusht dhe shtator 2021 sipas sasive të raportuara nga objektet e përpunimit.
Përfitues të kësaj mbështetje janë njësitë bujqësore të regjistruara si mbarështues të gjedheve, deleve dhe dhive në Regjistrin e Fermave Mbarështuese. Shuma e pagesave direkte është 3,5 denarë për litër qumësht lope të prodhuar dhe dorëzuar në objektet përpunuese të regjistruara në regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore dhe 4,5 denarë për litër për qumësht të prodhuar dhe dorëzuar të deleve dhe dhive.
“Me pagesën e sotme të muajit gusht dhe shtator, përfundojmë pagesën e plotë për prodhuesit e qumështit për periudhën tetor 2020 – shtator 2021. Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural vazhdon me procedimin e kërkesave për mbështetje financiare nga programi për pagesa direkte, me çka do të vazhdojë pagesa e masave”- ka theksuar drejtori Baçovski.