NJOFTIM

AMFBZHR: Realizohet pagesa për asistencë për kryerjen e veprimtarisë bujqësore në zonat me mundësi të kufizuara dhe pagesat direkte për zogjtë njëditorë të prodhuar dhe zogjtë njëditorë nga hibridet vezjellës, si dhe pagesat direkte për zogjtë e vegjël, të rritur dhe therur në thertore të regjistruara.

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural realizoi pagesën për asistencë për kryerjen e veprimtarisë bujqësore në zonat me mundësi të kufizuara dhe pagesat direkte për zogjtë njëditorë të prodhuar dhe zogjtë njëditorë nga hibride vezë, si dhe pagesat direkte për brojlerët e rritur dhe therur në thertore të regjistruara.
Për 9516 persona janë paguar 94,8 milionë denarë, ndërsa përfitues të mbështetjes janë ekonomitë bujqësore që kryejnë veprimtari bujqësore dhe blegtorale në lartësi mbi 700 metra.
Përfituesit e masës NKC, me pagesën e kryer përfitojnë mbështetje financiare shtesë në masën 15% të pagesave bazë direkte për sipërfaqe apo krerë bagëti.
Për zogjtë e prodhuar njëditore, janë paguar 2 ekonomi bujqësore me mbështetje financiare prej 5,4 milionë denarë. Përfitues të kësaj mbështetje janë njësitë bujqësore që prodhojnë për nevojat e tyre ose kanë shitur zogjë njëditore.
Shuma e mbështetjes është 6 denarë për zogjë, gjegjësisht 10 denarë për një zogjë të shitur.
Për 3 ferma janë bërë pagesa direkte për brojlerët e rritur dhe therur në thertore të regjistruara. Përkrahja për këta shfrytëzues është 12,6 milionë denarë, ndërsa për zogjë të rritur dhe therur është 40 denarë.