NJOFTIM

AMFBZHR: JANË PAGUAR DY MASA NGA FONDI PËR INTERVENCIONE MBI 55 MILIONË DENARË

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka bërë pagesën në bazë të nënmasës nga Fondi i Ndërhyrjes, i cili ofron mbështetje financiare për lakrën e prodhuar dhe shitur blerësve të regjistruar dhe mbështetje financiare për kumbullat e prodhuara dhe të dorëzuara.
- Janë paguar 41.691.315,00 denarë për 1.630 shfrytëzues të nënmasës për mbështetje financiare për lakrën e prodhuar dhe shitur blerësve të regjistruar për periudhën nga 13.04.2022 deri më 07.05.2022.
Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore të regjistruara që prodhojnë lakër në vitin e prodhimit 2022 dhe ua kanë dorëzuar blerësve të regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore të mbajtur nga Ministria e Bujqësisë dhe që për një sasi maksimale të dorëzuar prej lakër prej 30 000 kg për hektar sipërfaqe të raportuar. Shuma e mbështetjes financiare është 3 denarë për kilogram lakër të prodhuar dhe të shitur.

- Janë paguar 13.329.398,00 denarë për 478 përfitues të nënmasës për mbështetje financiare për kumbullat e prodhuara dhe shitura blerësve të regjistruar për periudhën nga 20 gusht 2022 deri më 30 shtator 2022.
Përfitues të kësaj mase janë ekonomitë bujqësore që në vitin e prodhimit 2022 kanë një pemishte kumbulle dhe ua kanë dorëzuar blerësve të regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore i cili mbahet në Ministrinë e Bujqësisë dhe atë për një sasi maksimale të dorëzuar, kumbulla prej 17 000 kg për hektar sipërfaqe të raportuar. Shuma e mbështetjes financiare për kumbulla të blera në muajin gusht është 2 denarë për kilogram, ndërsa në muajin shtator 4 denarë për kilogram.

Kujdesi për fermerët mbetet fokusi ynë dhe qëllimi përfundimtar është rritja e prodhimit bujqësor vendas – ka theksuar drejtori Baçovski.