NJOFTIM

AMFBZHR: Mbështetja financiare ka realizuar pagesën për prodhuesit e qumështit, blegtorët, fermerët individualë dhe përdoruesit e masës për blerjen e plehrave artificiale

 

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka realizuar pagesën e mbështetjes financiare në bazë të disa masave.

Afro 4600 prodhues të qumështit kanë marrë primin për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar në periudhën tetor - dhjetor 2021 në llogaritë e tyre. Përfitues nga kjo mbështetje janë prodhuesit e qumështit të lopës, deles dhe dhisë, të cilët ia kanë dorëzuar prodhimin e tyre një blerësi të regjistruar të qumështit të papërpunuar - të regjistruar në Regjistrin e Blerësve të Produkteve Bujqësore.

Mbështetje financiare prej 24,5 milionë denarë marrin 6235 blegtorë të cilët e kanë shtuar bagëtinë bazë dhe familjet e bletëve. Mbështetja shtesë arrin në 30% të mbështetjes së përcaktuar për tufën bazë.

Bujqve të regjistruar në pajtim me ligjin për veprimtari bujqësore dhe ligjin për sigurim pensional dhe invalidor iu janë paguar 56,4 milionë denarë si subvencionim shtesë prej 20% nga shuma e subvencioneve bazë për 1937 fermerë individualë.

Njëkohësisht, është paguar 46,3 milionë denarë për afro 2000 prodhues të kulturave strategjike të drithërave. Mbështetja ka të bëjë me blerjen e plehut artificial për ushqimin e sipërfaqeve bujqësore për mbjelljen e vjeshtës.

“Me këto pagesa është realizuar shuma e mbështetjes për fermerët përmes Programit të Bujqësisë – pagesat direkte dhe programit të fondit të intervenimit, një mbështetje financiare prej 116 milionë euro e destinuar për fermerët. Së bashku me realizimin e programeve për zhvillim rural dhe programit IPARD, mbështetja për agraren maqedonase e siguruar përmes AMFBZHR-së arrin në 140 milionë euro. Në krizën më të madhe ushtarake, ekonomike dhe energjetike arritëm të mbetemi partner i denjë i fermerëve maqedonas dhe palëve të interesit nga sektori i bujqësisë, - thekson drejtori Nikica Baçovski.