NJOFTIM

AMFBZHR: U PAGUAN SUBVENCIONET PËR VRESHTARËT

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka kryer pagesat direkte për mirëmbajtjen e vreshtave.

Me këtë pagesë janë mbuluar 14.830 kultivues të rrushit për të cilët janë ndarë 597 milionë denarë.

“Me këtë pagesë fillojmë pagesën e vazhdueshme direkte për kërkesat e parashtruara për prodhimtari bimore dhe shtazore, -theksoi drejtori Baçovski.

Në periudhën e ardhshme, AMFBZHR do të intensifikojë aktivitetet e saja për pagesën e subvencioneve për vitin 2022 dhe 2023 si një mbështetje e rëndësishme shtetërore për ruajtjen dhe rritjen e prodhimit bujqësor.