NJOFTIM

Në zyrat e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural në Republikën e Shqipërisë patëm një takim, ku u mirëpritëm nga drejtoresha e përgjithshme znj. Eranda Selmanaj dhe stafi i tyre, ku diskutuam për finalizimin e aplikimit të projektit IPA CPC (bashkëpunimi ndërkufitar), i cili do të shërbejë për përmirësimin e kushteve, infrastrukturës dhe logjistikës së dy institucioneve, si dhe të tre bashkive ndërkufitare, të cilat do të përfitojë nga krijimi i qendrave të informacionit për fermerët apo bizneset, si dhe mundësitë për shkëmbim informacioni dhe njohuris mes dy vendeve.

Bashkëpunimi do të vazhdojë me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet agjencive për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional në dobi të bujqësisë dhe zhvillimit rural.