NJOFTIM

Baçovski: Mbështetja për fermerët e rinj është një nga shtyllat kryesore të programit qeveritar për mbështetje financiare në zhvillimin rural.


Drejtori i AMFBZHR-së Nikica Baçovski së bashku me ministrin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomis së Ujërave kanë vizituar një fermë familjare në fshatin Vinicka Krsla.

Martin Stojmenov është pronar i ekonomisë bujqësore që menaxhon fermën dhe është edhe përfitues i masave nga programi për mbështetje financiare në zhvillimin rural.

Nëpërmjet masave për blerjen e stokut mbarështues dhe masës për nxitjen e prodhimit bujqësor, ky fermer i ri ka marrë mbështetje financiare nga AMFBZHR dhe me të ka importuar bagëti të racës Simental dhe ka blerë pajisje për përpunimin e foragjereve dhe pajisje për ruajtja higjienike e qumështit të prodhuar .

“Përmes masës për blerjen e stokut riprodhues, nikoqiri ynë sot bleu 12 mëshqerra të racës Simmental, për të cilat mori mbështetje financiare nga AМFBZHR në vlerë prej 811 mijë denarë, me të cilat bashkëfinancuam shpenzimet totale me pjesëmarrje prej 55%. Gjithashtu, përmes masës 113 është blerë një mikser për përpunimin e kashtës dhe barit, një linjë foragjere me mikser dhe një ngrirës qumështi. Për këtë investim AMFBZHR-ja ndau grant në vlerë prej 100% me një mbështetje totale prej 534 mijë denarë”, theksoi Baçovski.

Nëpërmjet programit për mbështetje financiare në zhvillimin rural mbështeten investimet e fermerëve të rinj, grave rurale, investimet në sistemet e ujitjes, ngritja e plantacioneve të reja si dhe investimet në mekanizimin bujqësor.