Njoftim

 Janë paguar pagesat shtesë direkte për frutikulturën


Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural ka bërë pagesë në shumë prej 286.673.118,00 denarë në llogaritë e 10.604 shfrytëzuesve për pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.7 për sipërfaqe bujqësore për lloje të veçanta të pemëve.
Përfitues të kësaj nënmase janë fermat që kanë mbjellë sipërfaqe me këto lloje të pemëve: mollë, kumbullë, pjeshkë, dardhë, vishnje, kajsi, qershi, luleshtrydhe në natyrë, mjedër, manaferrë, boronica, ftua, mjedra, aktinidia, ullinjë, shegë, mollë japoneze, fik, aronia, trëndafil, rrush pa fara, manaferra ,  lajthia, arra dhe gështenja e zbutur të cilat janë përfituese të nënmasës 1.7 të këtij dekreti dhe janë të regjistruara në Regjistrin e Unifikuar të Ekonomive Bujqësore.
- Shuma e pagesave direkte është 29.000 denarë për hektar, gjegjësisht 38.000 denarë për hektar për ekonomitë bujqësore me sipërfaqe të regjistruar për mbështetje financiare nga minimumi 1 hektar deri në maksimum 5 hektarë mollë, shuma e pagesave direkte për kumbulla dhe pjeshkë është 24.000 denarë për hektar d.m.th 30.600 denarë për hektar me sipërfaqe të raportuar për mbështetje financiare nga minimumi 1 hektar deri në maksimum 5 hektar për dardhë, vishnje, kajsi, qershi, luleshtrydhe, mjedër, manaferrë dhe boronica sasia e pagesave është 21.000 denarë për hektar d.m.th 27.600 denarë për hektar për ekonomitë bujqësore me sipërfaqe të raportuar për mbështetje financiare nga minimumi 1 deri në maksimum 5 hektarë, shuma e pagesave direkte është 13.000 denarë për hektar gjegjësisht 18,000 denarë për hektar per ekonomite bujqesore me nje siperfaqe te raportuar per mbeshtetje financiare nga minimumi 1 hektar deri ne maksimum 5 hektare per ftua, mjedra, aktinidia, ullinjë, shegë, mollë japoneze, fik, aronia, rrush pa fara, manaferra, bajame dhe lajthia.
Agencia e Mbështetjes Financiare në Bujqësi dhe në Zhvillimin Rural vazhdon me përpunimin dhe përgatitjen e pagesave në vijim për pjesën tjetër të masave të mbështetjes financiare - informon drejtoresha Nikica Baçovski.