Baçovski: Mbështetje financiare prej 33 milionë denarë për blerjen e traktorëve të rinj në Sveti Nikollë

Baçovski: Mbështetje financiare prej 33 milionë denarë për blerjen e traktorëve të rinj në Sveti Nikollë

 

Drejtori i AMFBZHR-së, Nikica Baçovski së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e bujqësisë Ljupço Nikollovski në Sveti Nikollë ua ndau vendimet për blerjen e traktorëve fermerëve në Ovçepolie.

Aktiviteti i sotëm është pjesë e ndarjes së 730 vendimeve të para në mbështetje të fermerëve, për blerjen e traktorëve. Vendime të tilla tashmë janë dhënë në Manastir dhe Prilep.

“Katër thirrjet publike të shpallura vitin e kaluar, përfshirë edhe mbështetjen për blerjen e traktorëve, kanë pasur interesim rekord deri më tani. Për ne kjo do të thotë besim i fermerëve në angazhimet e sinqerta të Qeverisë për të ndihmuar dhe përmirësuar aktivitetin bujqësor, përmes të gjithë mekanizmave që kemi në dispozicion. Është përkrahja përmes buxhetit të shtetit, si dhe përmes programeve IPARD, përmes të cilave ne krijojmë bujqësi moderne, profitabile, konkurruese, maqedonase. Mbështetja financiare e shtetit për fermerët në këtë rast për blerjen e traktorëve është në formën e bashkëfinancimit deri në 75 për qind të vlerës së traktorit. Por duke dëgjuar sugjerimet e fermerëve nga terreni, këtë vit krijuam edhe një masë të re për të mbështetur një plan biznesi në bujqësi. Përmes një thirrjeje të hapur publike, fermeri ka mundësinë të marrë mbështetje deri në 10 mijë euro për modernizimin e prodhimit të tij duke zgjedhur vetë se çfarë dhe kur të investojë. Përmes qasjes së përgjegjshme të punës së Qeverisë e cila për herë të parë që nga pavarësia e shtetit e vendosi bujqësinë bashkë me energjinë aty ku i takon ndër aktivitetet prioritare zhvillimore arritëm një sërë rezultatesh konkrete” tha kryeministri Kovaçevski.

Në këtë ngjarje, ministri Nikolovski foli për mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave për modernizimin e bujqësisë së Maqedonisë.

“Ne si ministri dhe qeveri gjatë gjithë këtyre viteve i kemi vënë vetes një qëllim të qartë, modernizimin dhe zhvillimin e bujqësisë maqedonase. Kemi punuar me përkushtim gjatë gjithë këtyre viteve në realizimin e këtij qëllimit tonë. Krijimi i masave specifike për të mbështetur fermerët për të modernizuar prodhimin e tyre. Modernizimi i bujqësisë maqedonase përveç kësaj thirrjeje për blerje të traktorëve realizohet edhe përmes mbështetjes për blerjen e kullave të silosit, pastaj përmes mbështetjes në ndërtimin e qumështoreve, mbështetjes për blerjen e pajisjeve për prodhimin e duhanit, prokurimi i korrësve dhe tharësve të specializuar të orizit  ose sistemeve të pikave" - tha ministri Nikolovski.

 

Në manifestimin në të cilin morën pjesë fermerë dhe përfaqësues të furnizuesve vendorë të makinerive bujqësore, drejtori Baçovski informoi për procedurën e zbatuar në lidhje me masën.

“Përmes këtyre ngjarjeve, sot në Sveti Nikollë, e më herët në Manastir dhe Prilep, ne ofrojmë mbështetje financiare në formë të vendimeve për 730 fermerë. Për këtë mbështetje janë siguruar 500 milionë denarë nga programi për zhvillim rural. Në periudhën e kaluar agjencia ka punuar në mënyrë aktive në zbatimin e programeve për pagesat direkte dhe pagesën e subvencioneve, zbatimin e fondit të ndërhyrjes, si dhe në përgatitjet për periudhën e re programore IPARD 3, e cila vjen si një mundësi e re për modernizimin e ekonomive bujqësore, objekteve përpunuese dhe mjediseve rurale - tha drejtori i AMFBZHR - Baçovski.