Për shfrytëzimin e materialit farë të certifikuar në prodhimtarinë bujqësore janë paguar 232,2 milionë denarë

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka realizuar pagesat direkte për materialin faror të çertifikuar të përdorur për të gjitha kulturat bujqësore, përveç duhanit.

Me mbështetje financiare prej 232,2 milionë denarë janë përfituar 8.435 përfitues.

Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore që raportuan përdorimin e materialit farë të certifikuar për prodhimin e grurit, elbit, misrit, thekrës, tërshërës, triticale, hikërrorit, melekuqes, barit sudanez, melit, proso, lirit, thjerrëzave, kikirikëve, pambuk, kopër, panxhar sheqeri, sojë, luledielli, panxhar vaji, panxhar foragjere, lulekuqe, facelia, graore, asparagus, bizele foragjere, qiqra, jonxhë dhe oriz.

“Me mbështetjen e materialit farë të çertifikuar të përdorur, ne inkurajojmë fermerët që të investojnë në një kulturë më cilësore dhe rritje të rendimentit në prodhimin bujqësor. Duke marrë parasysh pagesën bazë direkte për kulturat bujqësore, mbështetja e shtetit në këtë sektor arrin në mbi 650 milionë denarë. Mbështetja realizohet në një periudhë kur korrja e drithërave dhe kulturave industriale është aktuale, e cila do të ndihmojë shumë në amortizimin e shpenzimeve hyrëse të fermerëve dhe përgatitjen për aktivitetet e ardhshme”, theksoi drejtori Baçovski.

Në periudhën e kaluar agjencia ka punuar në mënyrë aktive në zbatimin e programeve për pagesat direkte dhe pagesën e subvencioneve, zbatimin e fondit të ndërhyrjes si dhe në përgatitjet për periudhën e re programore IPARD 3, e cila vjen si një mundësi e re për modernizimin e ekonomive bujqësore, objekteve të përpunimit dhe mjediseve rurale.

Në periudhën e ardhshme do të zbatohet mbështetja financiare për drithërat dhe kulturat industriale të dorëzuara në objektet e përpunimit vendas, si dhe pagesa për kulturat e fruta-perimeve të prodhuara dhe të dorëzuara.