AMFBZHR: Janë paguar afër 224,4 milionë denarë për kulturat bimore të dorëzuara në objektet e përpunimit

 Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural sot ka bërë pagesën prej afër 224,4 milionë denarë për 3.821 shfrytëzues për pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.4 për kulturat bimore të dorëzuara në objektet përpunuese.

 

- Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë sipërfaqe të mbjella me kultura bimore dhe janë përfituese të nënmasës 1.4 të këtij dekreti, nëse prodhimi i realizuar i dorëzohet objekteve të përpunimit të perimeve drejtpërdrejt ose nëpërmjet një blerësi të regjistruar në periudhën nga data 26 Dhjetor 2021 deri më 25 Dhjetor 2022, përfshirë kulturat bimore të prodhuara për nevojat e kapacitetit të vetpërpunues, të regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.

 

- Shuma e pagesave direkte është 3 denarë për kilogram për të gjitha kulturat bimore.

 

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural vazhdon të zbatojë masat mbështetëse në bujqësi dhe zhvillim rural.