Njoftim

 AMFBZHR: Paguhen Subvencionet për 3187 ekonomi të vogla bujqësore në vlerë prej 63,5 milionë denarë

 
  Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka bërë pagesën për masën për ekonomitë e vogla bujqësore të përcaktuara sipas pagesave historike për tre vitet e mëparshme.
 
 
Shuma e pagesave direkte përcaktohet si një mesatare e shumës së burimeve financiare të miratuara për pagesat direkte në kuadër të programeve të mbështetjes financiare në bujqësi për vitet 2020, 2021 dhe 2022, përkatësisht:
 
- Për mesataren e aprovuar nga 0 deri në 10.000 denarë paguhen 10.000 denarë.
- Për mesataren e aprovuar prej 10.000 deri në 20.000 denarë paguhen 20.000 denarë.
- Për mesataren e aprovuar prej 20.000 deri në 30.000 denarë paguhen 30.000 denarë.
- Për mesataren e aprovuar prej 30.000 denarë deri në 40.000 denarë paguhen 40.000 denarë.
 
Mbështetja e përgjithshme financiare e paguar për këtë kategori të fermerëve është 63,5 milionë denarë për 3187 ferma të miratuara.