LAJMËRIM PARAPRAK për publikim të Thirrjes publike numër 01/2024 për parashtrim të kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga masa 3 “Investime në mjete fillestare për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshkatarisë” nga Instrumenti për ndihmë parahyrëse për zhvillim rural të Bashkimit Evropian (IPARD Programi 2021-2027

 LAJMËRIM PARAPRAK

 
për publikim të Thirrjes publike numër 01/2024

për parashtrim të kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga masa 3 “Investime në mjete fillestare për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshkatarisë” nga Instrumenti për ndihmë parahyrëse për zhvillim rural të Bashkimit Evropian (IPARD Programi 2021-2027)

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural i lajmërojnë të gjithë personat e interesuar juridik dhe fizik se në kuartalin e dytë të vitit 2024 do të shpallet Thirrje publike për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga masa 3 “Investime në mjete fillestare për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshkatarisë” nga Instrumenti për ndihmë parahyrëse për zhvillim rural të Bashkimit Evropian (IPARD Programi 2021-2027).

 

Qëllimi i IPARD Programit 2021-2027 është përmes masave përkatëse për mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural të përmirësohet konkurrenca e prodhimtarisë bujqësore dhe sektorit bujqësor-ushqimor, përmes harmonizimit të tyre me standardet e Bashkimit Evropian dhe arritjes së ambientit të qëndrueshëm jetësor dhe zhvillim socio-ekonomik në mjediset rurale përmes nxitjes së aktivitetit ekonomik dhe rritjes së mundësive për punësim.

 

Mjetet financiare nga IPARD Programi 2021-2027 në lidhje me realizimin e kësaj Thirrje publike nga 2024 dedikohen për mbështetje të

Ø Masa 3 “Investime në mjete fillestare për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshkatarisë”.

 

Thirrja publike e ardhshme e Programit IPARD 2021-2027 lejon rritjen e mundësive përsa i përket llojit të investimeve, një volum më të madh përdoruesish potencialë ose në përgjithësi mbështet investimet për përpunimin dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe të peshkatarisë në drejtim të përmirësimit të performancës së përgjithshme, produktivitetit ekonomik dhe konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve nga industria e përpunimit të ushqimit.

 

Rregullat për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga IPARD Programi 2021-2027 udhëzojnë lidhjen paraprake të kontratës së shfrytëzuesve potencial me Agjencinë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural dhe realizimin e investimit të lejuar në pajtim me kushtet e kontraktuara paraprakisht. Kontrollim në vend të ngjarjes dhe zbatimin e mbikëqyrjes së kontratës e kryejnë personat e autorizuar nga Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural dhe institucionet relevante të Republikës së Maqedonisë së Veriut për udhëheqje, zbatim dhe kontroll të IPARD dhe Bashkimi Evropian.

 

Mënyra dhe procedura për shfrytëzimin e mbështetjes financiare nga IPARD Programi 2021-2027 janë të shënuara në Rregulloren për mënyrën dhe procedurën për shfrytëzimin e mbështetjes financiare për masat për zhvillim rural të financuara nga Instrumenti për ndihmën parahyrëse për zhvillim rural të Bashkimit Evropian.

 

Shpallja do të zgjasë së paku 45 ditë nga dita e shpalljes së Thirrjes publike në gazetat ditore.

 

VËREJTJE: Dokumentacioni i duhur për përgatitje dhe dorëzim të kërkesave, duke përfshirë dhe Udhëzimet për shfrytëzuesit në lidhje me masën 3 “Investime në mjete fillestare për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshkatarisë” nga IPARD Programi 2021-2027 do të azhurnohen dhe publikohen në ueb faqen e Agjencisë në periudhën deri në shpalljen e Thirrjes publike.

 

Informacione më të hollësishme në lidhje me llojet e investimeve, kriteret për fitimin e mbështetjes financiare dhe shuma e mbështetjes, të interesuarit mund t’i marrin nëAgjencinë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

 

Telefoni: 02 3097-460

Faksi: 02 3097-454

е-mail adresa: ipardpa.info@ipardpa.gov.mk

 

Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomizimit të ujëraveSektori për udhëheqje me IPARD

Telefoni: 02 3134-477 lok: 113, 114 dhe 115

е-mail adresa: info@ipard.gov.mk

 
Agjencia për nxitje të zhvillimit në bujqësi
Telefoni: 047 228-330
Faksi: 047 228-370
www.agencija.gov.mk çdo ditë pune prej ora 08:30 deri në ora 16:30.
 

Përdoruesit e interesuar mund të marrin informacion për përgatitjen dhe paraqitjen e kërkesave, si dhe këshilla praktike për aplikim, pa pagesë në qendrat rajonale të Agjencisë për nxitjen e zhvillimit në bujqësi. (Në faqet e internetit të institucioneve kompetente publikohet lista kontaktuese e qendrave rajonale dhe personave kompetentë).