Njoftim

 AMFBZHR: Realizohet pagesa për prodhimtarinë organike, për kryerjen e veprimtarisë bujqësore në zonat me mundësi të kufizuara (POM), pagesa shtesë për fermerët e regjistruar dhe pagesa direkte për brojlerët e therur.

 
Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka realizuar pagesën e mbështetjes financiare sipas disa masave.
Me mbështetje financiare prej 103,5 milionë denarë janë paguar 781 prodhues organikë. Përfitues të kësaj mase janë ekonomitë bujqësore që kanë raportuar prodhimtarinë bimore dhe blegtorale të certifikuar organike në përputhje me Ligjin për Prodhimtarinë Bujqësore Organike.
Me mbështetje financiare prej 91,2 milionë denarë janë përkrahur më shumë se 9400 fermerë që ushtrojnë veprimtari bujqësore në zonat me mundësi të kufizuara.
Ndihma shtesë është paguar edhe për ekonomitë bujqësore pronari i të cilave është operator i regjistruar i veprimtarisë bujqësore ose është i regjistruar si fermer individual në përputhje me ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor. Me mbështetjen prej 131,1 milionë denarë janë të mbuluar 3500 fermerë të regjistruar.
Ekonomitë bujqësore që kanë rritur dhe shitur ose therur broilerë në periudhën nga tetori 2022 deri në shtator 2023 kanë marrë mbështetje financiare prej 16,1 milionë denarë, e cila mbulon 4 përfitues të angazhuar në prodhimin e brojlerëve.