Njoftim

Vazhdimi i Vendimit për Thirrjen Publike 01/2024 nga programi IPARD 2021-2027

 
 

 Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në koordinim me organin menaxhues IPARD në Ministrinë e Arsimit, Kulturës, Sportit dhe Shkencës, ka marrë vendim për shtyrjen e afatit për paraqitjen e kërkesave për mbështetje financiare nga thirrja publike 01/2024.

Nga programi IPARD 2021-2027 për Masën 3 “Investime” në asetet bazë për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkut”.

Përkatësisht  për shkak të interesimit të madh për aplikim në thirrjen publike si dhe kërkesave të dorëzuara nga shoqatat përpunuese për shtyrjen e afatit për paraqitjen e kërkesave për shkak të kritereve të reja të futura në IPARD 3 kundrejt programit IPARD 2, në interes të shfrytëzuesve të fundit si dhe në interes të përthithjes më të madhe të mjeteve nga Programi, Agjencia vendosi të zgjasë periudhën e thirrjes publike.

 

Zgjatja e afatit sipas vendimit është 15 ditë, pra afati për paraqitjen e kërkesave në thirrjen publike është 12.06.2024.