Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural sot ka bërë pagesën në bazë të verës nga rrushi të prodhuar dhe dorëzuar në objektet e regjistruara të prodhimit të verës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Programit për mbështetje financiare në bujqësi.
Janë paguar 4.101 prodhues të rrushit për verë në vlerë prej 58.607.081,00 denarë.
Pagesa është bërë për ekonomitë bujqësore që kanë sipërfaqe me vreshta dhe e kanë dorëzuar prodhimin e arritur të rrushit për verë nga vjelja e vitit 2023 në objektet e regjistruara të prodhimit të verës në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose e kanë përpunuar për nevojat e kapacitetit të tyre përpunues.
Shuma e pagesave shtesë direkte është 1 denar për kilogram.