Pagesa direkte të realizuara për qumështin e lopës, deles dhe dhisë të prodhuar dhe të dorëzuar

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka bërë pagesën në bazë të qumështit të lopës, deles dhe dhisë të prodhuar dhe dorëzuar në kuadër të Programit për mbështetje financiare në bujqësi.

Janë paguar 5.047 prodhues të qumështit në vlerë prej 180.220.914,00 denarë.

Pagesa është bërë në ekonomitë bujqësore - prodhues të qumështit të lopës, deles dhe dhisë të regjistruar si mbarështues të gjedheve, deleve dhe dhive, dhe qumështin e prodhuar ua kanë dorëzuar blerësve të regjistruar të qumështit të papërpunuar në muajt maj, qershor dhe korrik 2023. .

Shuma e pagesave direkte është 5 denarë për litër për qumështin e lopës dhe 6 denarë për litër për qumështin e deles dhe dhisë.