Janë nënshkruar 76 kontratat e para nga programi IPARD III

Sot më 20 shtator 2024 (e premte) në ambientet e Agjencisë për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u mbajt aktiviteti me rastin e nënshkrimit të kontratave nga programi IPARD III për masat 1 dhe 7. Me ftesë të Drejtorit të Agjencisë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Ilija Stoilev , mori pjesë edhe ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave  Cvetan Tripunovski i cili ua dorëzoi parashtruesve të kërkesës kontratat e para.

Njëkohësisht, përmes këtij njoftimi, shprehim mirënjohjen tonë për përdoruesit për interesimin e shprehur për pjesëmarrje në program dhe përkushtimin dhe mënyrën e punës së punonjësve të AMFBZHR-së në përpunimin e aplikacioneve.

Sot kemi nënshkruar dhe kemi dhënë 30 kontrata nga gjithsej 76 nga masa 1, për të cilat shpenzimet totale të pranueshme për të gjitha kontratat janë 214.737.900,00 denarë ose 3.494.514 euro, ndërsa shuma e bashkëfinancuar është 2.299.000euro ose 141.279.000,00  denarë. Nga masa 7 janë nënshkruar 6 kontrata, për të cilat shpenzimet totale të pranueshme për kontratë janë 90.379.675,00 denarë, ndërsa shuma e bashkëfinancuar është 54.488.543,00 denarë ose 886.713,00 euro.

Mbështetja financiare përbëhet nga 75% mjete nga buxheti i BE-së dhe 25% mjete të siguruara nga buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Mbështetja e përgjithshme financiare në kuadër të programit Ipard III për masën 1 është 18.893.333 euro, përkatësisht 1.171.764.533 denarë, ndërsa për masën 7 është 11.400.000 euro, përkatësisht 707.028.000 denarë.

Qeveria, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave besojnë në potencialin e bujqësisë maqedonase si dhe të fermerëve dhe janë të përkushtuara për zhvillimin e barabartë të të gjithë territorit, me politikën e suksesshme bujqësore, ne jemi bërë lider në rajon përdorimin e burimeve financiare nga ndihma e para-anëtarësimit të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural, pra Programi IPARD.

 Me nënshkrimin e kontratave ju dëshirojmë realizim të suksesshëm të investimeve dhe funksionim të mëtejshëm të suksesshëm, si dhe bashkëpunim të frytshëm të mëtejshëm me Agjencionin tonë.