Udhëzime për përdoruesit mbi procedurat e kontrollit të të dhënave pas kërkesave të paraqitura

 Njoftim 

Udhëzime për përdoruesit mbi procedurat e kontrollit të të dhënave pas kërkesave të paraqitura

     Sot në ambientet e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural  është mbajtur një konferencë për media, ku drejtori i AMFBZHR-së Ilija Stoilev ndau të dhënat për krijimin e Modulit/shikuesit të dedikuar për ekonomitë bujqësore, si dhe theksoi rëndësinë dhe aksesueshmërinë e këtij moduli për të gjithë përdoruesit.

     Premtimi i Qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për transparencë në funksionimin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural është duke u realizuar. Me qëllim të funksionimit transparent dhe hapjes së Agjencisë për fermerët dhe të gjitha subjektet e tjera, si dhe për t'u mundësuar aplikantëve të marrin të dhëna të sakta dhe në kohë të duhur në lidhje me kërkesat e paraqitura, AMFBZHR krijoi një modul/shikues që përmban një bazë të dhënash përmes së cilës mundësohet monitorimi elektronik për ndjekje të informacionit dhe të dhënave në lidhje me kërkesat e paraqitura për mbështetje financiare.

     Moduli/shfletuesi është i dedikuar për ekonomitë bujqësore (aplikantët) të cilët kanë paraqitur kërkesa përmes kësaj zgjidhjeje softuerike që në mënyrë të pavarur, përmes kërkimit, të marrin të dhënat më të rëndësishme në lidhje me kërkesat e paraqitura.

Nëpërmjet modulit të sapokrijuar “KËRKESA PËR RISHQYRTIM” aplikantët mund të marrin të dhënat e mëposhtme për secilën masë veç e veç:

-STATUSI I MASËS
 
-SHUMA E AUTORIZUAR DHE DATA E AUTORIZIMIT
 
-SHUMA E PAGUAR DHE DATA E PAGESËS
 
-STATUSI I LLOGARISË TË TRANSAKSIONIT "I PAVLEFSHËM" (aplikantët që kanë dorëzuar një llogari transaksioni të pavlefshme)
 
-DETYRIMET E REGJISTRUARA NË TË GJITHA BAZAT LIDHUR ME ZBATIMIN E MASËS
 
     Për të hyrë në kërkimin e të dhënave, është e nevojshme të futni NAQ për një person fizik ose NUT për një person juridik, si dhe numrin e kërkesës unike elektronike të subjektit.
 
    AMFBZHR ka përgatitur një manual përdorimi që do të jetë i disponueshëm në faqen WEB të AMFBZHR dhe do t'u dorëzohet Njësive Rajonale të MBPEU.