Trajnime të zhvilluara në kuadër të projektit “Ngritja e qendrës gjeoinformative për Ballkanin Perëndimor”

     Në kuadër të projektit “Ngritja e  qendrës gjeoinformative për Ballkanin Perëndimor”, financuar nga Ministria Gjermane e Ushqimit dhe Bujqësisë, u zhvilluan trajnime në Tiranë, R. Shqipërisë me temat “Baza gjeohapësinore për Sistemin e Integruar të Administrimit dhe Kontrollit " në periudhën nga  15-21.09.2024 dhe "Analiza e të dhënave hapësinore" në periudhën nga 23-27.09.2024.

     Ky projekt ka për qëllim të mundësojë përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve gjeohapësinore në Ballkanin Perëndimor për të mbështetur procesin e anëtarësimit në BE (Kapitulli kryesor 11). Në trajnime morën pjesë përfaqësues nga Departamenti i Kontrollit në Terren të Agjencisë sonë.