Konferenca e 62-të Panta Rei

 Konferenca e 62-të  Panta Rei

Drejtori i AMFBZHR-së Ilija Stoilev dhe udhëheqësi i departamentit të kontrollit në terren Pançe Arsov morën pjesë në Konferencën e 62-të Panta Rei (Platforma e Agjencive Evropiane të Pagesave të mbështetur nga Komisioni Evropian) të mbajtur në Funchal (Madeira) Portugali 25-27.09.2024, në të cilën  u prezantuan teknologjitë më të reja në zbatimin e programeve bujqësore dhe rurale të BE-së. Veçanërisht të rëndësishme për Agjencinë janë risitë dhe përvojat në monitorimin e sipërfaqeve bujqësore, sepse një synim strategjik për Agjencinë në periudhën e ardhshme është zëvendësimi i kontrolleve në një mostër përfaqësuese, me monitorim të të gjitha sipërfaqeve bujqësore gjatë gjithë periudhës së plotë  vegjetative bujqësore - Area Monitoring System dhe Check by Monitoring si pjesë e sistemit.

Gjithashtu ka pasur komunikim edhe me përfaqësues të disa agjencive të pagesave nga BE-ja dhe rajoni, ku u ra dakord për bashkëpunim të ndërsjellë dhe shkëmbim të përvojave dhe njohurive si dhe në periudhën e ardhshme do të vijojë zyrtarizimi i memorandumeve dypalëshe të bashkëpunimit.