për publikimin e Thirrjes Publike 02/2024 për paraqitjen e kërkesave për shfrytëzimin e fondeve nga Instrumenti i asistencës së para-aderimit për zhvillimin rural të Bashkimit Evropian (Programi IPARD 2021-2027)
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural informojnë të gjithë personat e interesuar juridik dhe fizik se në tremujorin e katërt të vitit 2024 do të bëhet thirrje publike për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga Instrumenti për asistenca e aara-aderimit për zhvillimin rural të Bashkimit Evropian (Programi IPARD për periudhën 2021-2027).
Qëllimi i Programit IPARD 2021-2027 është përmirësimi i konkurrencës së prodhimit bujqësor dhe sektorit agroushqimor nëpërmjet masave të duhura për të mbështetur bujqësinë dhe zhvillimin rural, nëpërmjet përafrimit të tyre me standardet e Bashkimit Evropian, si dhe arritjen e një mjedisi të qëndrueshëm dhe zhvillim ekonomik social të zonave rurale duke nxitur aktivitetin ekonomik dhe duke rritur mundësitë e punësimit.
Burimet financiare nga Programi IPARD 2021-2027 në lidhje me zbatimin e kësaj Thirrjeje Publike nga viti 2024 janë të destinuara për masën e mëposhtme:
Masa 7 - Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve, përkatësisht sektorët e mëposhtëm prioritarë:
-Prodhimi alternativ bujqësor (i cili nuk mbështetet sipas masave 1 dhe 3),
-Përpunimi i produkteve bujqësore alternative (i cili nuk mbështetet sipas masave 1 dhe 3),
-Shërbimet mbështetëse në bujqësi, vetëm nën-sektori i mëposhtëm:
Thirrja publike e ardhshme e Programit IPARD 2021-2027 lejon rritjen e mundësive përsa i përket llojit të investimeve, volum më të madh përdoruesish potencialë ose në përgjithësi mbështet investimet në diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve të vendosura në zonat rurale në drejtim të përmirësimit të përgjithshëm të performancave, produktivitetin ekonomik dhe konkurrencën e ndërmarrjeve.
Rregullat për përdorimin e burimeve financiare nga Programi IPARD 2021-2027 kërkojnë lidhjen paraprake të një marrëveshjeje nga përfituesit me Agjencinë për Mbështetjen Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe realizimin e investimit të miratuar në përputhje me kushtet e dakorduara më parë. Kontrollin në vend dhe zbatimin e mbikëqyrjes mbi kontratën e bëjnë persona të autorizuar nga Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural dhe institucionet përkatëse nga Republika e Maqedonisë së Veriut për menaxhimin, zbatimin dhe kontrollin e IPARD-it dhe Bashkimi Evropian.
Mënyra dhe procedura e përdorimit të mbështetjes financiare nga Programi IPARD 2021-2027 janë të përcaktuara në Dekretin për mënyrën dhe procedurën e përdorimit të mbështetjes financiare për masat e zhvillimit rural të financuara nga Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit për Zhvillimin Rural të Bashkimit Evropian.
Thirrja publike do të zgjasë 45 ditë nga dita e publikimit në gazetat ditore.
SHËNIM: Dokumentacioni i nevojshëm për përgatitjen dhe paraqitjen e kërkesave, përfshirë Udhëzimet për përdoruesit e fondeve sipas masës 7 “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve” nga Programi IPARD 2021-2027 do të përditësohet dhe publikohet në faqen e internetit të Agjencisë në periudha deri në shpalljen në Thirrjen Publike 02/2024.
Informacione më të detajuara lidhur me llojet e investimeve, kriteret për marrjen e mbështetjes financiare, shumën e mbështetjes mund të marrin të interesuarit pranë Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Organi Menaxhues IPARD
Prodhuesit bujqësorë të interesuar mund të marrin informacion për përgatitjen dhe paraqitjen e kërkesave, si dhe këshilla praktike për aplikim, pa pagesë në qendrat rajonale të Agjencisë për Nxitjen e Zhvillimit në Bujqësi. (Në faqet e internetit të institucioneve kompetente publikohet lista kontaktuese e qendrave rajonale dhe personave kompetentë.