Takim i realizuar me delegacionin e DG AGRI nga Komisioni i BE-së

 Në ambientet e AMFBZHR-së u mbajt takim me drejtorin Ilija Stoilev, udhëheqësit e departamenteve për IPARD me delegacionin nga DP AGRI i Komisionit të BE-së Vincent Cordonnier dhe Zigo Rutkovskis brenda komisionit monitorues. Krahas faktit se Maqedonia është lider në Ballkanin Perëndimor sa i përket shfrytëzimit të programit IPARD, ndër të tjera, në takim u bisedua edhe për zbatimin e programit IPARD, ku u prezantua gjendja e fundit me zbatimin e tij. Krahas të dhënave të paraqitura, në takim u diskutua për kapacitetet njerëzore, kushtet hapësinore të agjencisë si dhe për aktivitetet e planifikuara për tejkalimin e situatës në drejtim të akreditimit të masave të reja. Krahas të dhënave të paraqitura në takim u diskutua në lidhje me kapacitetet njerëzore, kushtet hapësinore të agjencisë si dhe aktivitetet e planifikuara për tejkalimin e situatës në drejtim të akreditimit të masave të reja. Gjithashtu u diskutua edhe për zgjidhjen softuerike për IPARD, e cila financohet nga delegacioni i BE-së si dhe plani për publikimin e thirrjeve publike në vitin 2025.